Arta Marku thërret mbledhjen e prokurorëve për plotësimin e vendit bosh në KLP

Arta Marku thërret mbledhjen e prokurorëve për plotësimin e vendit bosh në KLP

Arta Marku, e ngarkuar me detyrat e Prokurores së Përgjithshme, vendosi sot të thërrasë Mbledhjen e Përgjithshme të Prokurorëve për të zgjedhur anëtarin e ri të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Nëpërmjet njoftimit, Zonja Marku ftoi prokurorët e të gjitha niveleve të jenë pjesë e kësaj mbledhjeje që do të mbahet në datën 4 tetor, për të zgjedhur anëtarin që do të zëvendësojë Gentian Osmanin. Zoti Osmani u shkarkua në korrik nga Kolegji i Posacëm i Apelimit.

Kandidatë për vendin e Osmanit janë: Vladimir Mara dhe Esmeralda Cami (Keshi).

Esmeralda Cami (Keshi) aktualisht është drejtuese e Prokurorisë në Dibër. Ajo ka kaluar me vendim të formës së prerë procesin e vetingut. Zonja Cami është kunata e Arben Keshit, drejtorit të Ministrisë së Brendshme, i kapur në përgjimet e prokurorisë si person kyç në skemën e shit-blerjes së votave dhe frikësimit të qytetarëve për të votuar kandidatin socialist, në zgjedhjet vendore 2016 në Dibër. Së fundmi ajo rregjistroi në kundërshtim më ligjin kalimin e dosjes  për hetimin e vjedhjes së votave në Dibër.

Vladimir Mara është prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Prokurori Mara kaloi me vendim të formës së prerë procesin e vetingut. Zoti Mara ka qënë prokuror i disa çështjeve të rëndësishme si ajo e ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri dhe e kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako. Prokurori Mara ishte kandidat për SPAK, por u skualifikua nga KLP për të.

1 koment

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme