Basha: Shtimi i kushteve nga Gjermania tregon dështimin e Ramës

Basha: Shtimi i kushteve nga Gjermania tregon dështimin e Ramës Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Luzlim Basha përshëndeti mbështetjen e Bundestagut gjerman për hapjen e negociatave me Shqipërinë, por shprehu shqetësim për shtimin e kushteve.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Basha tha se hapja e negociatave me kushte dhe shtimi i kushteve tregon se Shqipëria ka bërë hapa mbrapa që prej qershorit 2018:

“Ju shpreh mirënjohjen ligjvënësve gjermanë dhe në veçanti partive tona simotra CDU-CSU, të cilat rikonfirmuan vullnetin e tyre për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Shtimi i kushteve dhe kërkesa për zgjidhjen e krizës politike shprehin shqetësimin e sinqertë për hapat mbrapa që Shqipëria ka shënuar që nga qershori 2018.

Këto kushte dhe kërkesa reflektojnë dështimet e qeverisë dhe jo të popullit shqiptar.”

Zoti Basha përmendi veçanërisht kushtin e bundestagut për fillimin e procedimeve penale për ata që janë përfshirë në vjedhjen e votave:

“Në veçanti kërkesat e reja për arrestimin dhe proçedimin penal të personave të përfshirë në blerjen e votave dhe kërkesa për të vendosur mbi legjitimitetin e proçesit farsë të 30 qershorit reflektojnë qartë se dështimi dhe përgjegjësia për moshapjen e negociatave është e Edi Ramës dhe askujt tjetër.”

Pavarësisht kësaj, Zoti Basha tha se mbështetja e Gjermanisë për hapjen e negociatave ‘e ndihmon Shqipërinë për të kapërcyer krizën e rëndë politike, për të zhvilluar zgjedhje të lira e të ndershme dhe për një drejtësi të pavarur që ndëshkon politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin.’

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme