Burime gjermane: hapja negociatash pa kushte për Maqedoninë e Veriut, pas plotësimit të kushteve për Shqipërinë

Burime gjermane: hapja negociatash pa kushte për Maqedoninë e Veriut, pas plotësimit të kushteve për Shqipërinë

Gjermania duket se do të vendosë të mbështesë hapjen pa kushte të bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe hapjen e bisedimeve për Shqipërinë pas plotësimit të një sërë kushtesh.

Ky duket se do të jetë vendimi i Bundestagu nëse gjykohet nga deklaratat publike të një sërë politikanëve dhe ekspertëve gjermanë të marrëdhënieve me jashtë.

Deputeti i CDU-së Gunther Krichbaum tha për Deutche Welle se përpjekjet e Maqedonisë së Veriut po shihen pozitivisht nga Bundestagu, i cili do të vendosë formalisht nëse të mbështesë ose jo hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut në fund të muajit shtator.

“Unë jam i bindur, megjithëse mund të flas vetëm për Bundestagun, jo për parlamentet e Evropës, se do të ketë një zgjidhje positive për Maqedoninë e Veriut.

[E]kziston edhe mundësia që procesi i hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë të zhvillohet i ndarë, dhe jo në grup

[…] e megjithatë në fund mund të ndodhë që bisedimet të fillojnë në të njëjtën kohë për të dy vendet.

E rëndësishme është respektimi i principt të BE-së, se çdo vend do të vlerësohet bazuar në meritë”.

Bodo Weber, anëtar i Këshilli të Politikave të Demokratizimit në Berlin, organizata e parë që lajmëroi se parlamenti gjerman do të shtynte vendimin për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në qershor, tha për portalin European Western Balkans se:

“Zgjidhja duket se do të jetë një veçim i pjesshëm, Maqedonia e Veriut do të marrë dritën jeshile pa kushte, dhe Shqipëria do të marrë dritën jeshile të kushtëzuar — një numër kushtesh përpara hapjes së bisedimeve. Kjo është një lloj gjysëm zgjidhje ku të dyja anët e koalicionit qeverisës në Gjermani mund të bien dakord.”

Gjithashtu edhe Ministri gjerman për Çështjet e Evropës Michael Roth shprehu në Twitter mbështetjen e tij për Maqedoninë e Veriut pas takimi me Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut Nikola Dimitrov.

“Maqedonia e Veriut meriton një mesazh të qartë nga BE: le të nisim bisedimet tani! Falenderoj Nikola Dimitrov për angazhimin e fort pro-evropian dhe miqësinë e vërtet. Ju dhe vendi juaj mund të mbështeti tek ne”.

 

1 koment

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme