Draft komunikata zyrtare e BE-së konfirmon vendimin e pritshëm për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë

Draft komunikata zyrtare e BE-së konfirmon vendimin e pritshëm për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë

Duket se miratimi i hapjes së negociatave të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të jetë një vendim i sigurt në mbledhjen e Këshillit Europian më 15 tetor.

Edhe pse në rastin e Shqipërisë nisja praktike e bisedimeve do të kërkojë përmbushjen e disa kushteve, nuk ka më asnjë dyshim se vendimi politik i Këshillit Europian do të jetë përfundimtar dhe pozitiv për hapjen e negociatave. Pas këtij vendimi, çdo çështje do t’i përkasë Komisionit Europian për të planifikuar dhe nisur bisedimet pa patur më nevojë për ndonjë vendim apo konfirmim tjetër të Këshillit Europian.

Këtë gjë e ka konfirmuar agjencia e lajmeve Bloomberg, e cila i referohet një draft komunikate zyrtare të mbledhjes së Këshillit Europian, në të cilën konfirmohet vendimi i pritshëm pozitiv i BE-së për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Teksti i draft komunikatës, i cili ka qakulluar më 27 shtator, i shkuar si dokument në hartim e sipër dhe i shqyrtuar nga Bloomberg, lexon:

“Duke patur parasysh përparimin e arritur në reforma [Këshilli Europian vendosi] të hapë negociatat për anëtarësim [me qeveritë e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut].”

Bloomberg thekson se ndërsa teksti i deklaratës mund të ndryshojë sërish deri në ditën e mbledhjes, rekomandimi për hapjen e negociatave nuk ka qenë i përfshirë në draftin e mëparshëm të komunikatës zytare të Këshillit Europian, gjithashtu të shqyrtuar nga Bloomberg.

Kjo konfirmon se kompromisi për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është arritur së fundmi, sikurse ne kemi shpjeguar në një koment tonin të para disa ditëve.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme