Erl Murati: Largimi i Ramës bëhet vetëm me zgjedhje dhe garë

Erl Murati: Largimi i Ramës bëhet vetëm me zgjedhje dhe garë

Kryeredaktori i “Gazetës Shqiptare”, Erl Murati në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” në News24 komentoi ngjarjet kryesore të politikës në vend.

Ai tha se raporti i OSBE/ODIHR konfirmon se në Shqipëri ka pasur zgjedhje monopartiake, dorëheqja e Ramës nuk e zgjidh krizën politike dhe opozita mund të vijë në pushtet vetëm përmes zgjedhjeve.

Më tej ai shtoi se ky është raporti “më negativ në 20 vitet e fundit për zgjedhjet në vend. Ndryshimi i reformës zgjedhore nuk është garanci për zhvillimin e zgjedhjeve të lira. Nëse do të zbatohet kodi zgjedhor dhe kodi penal aktual do të kishim zgjedhje të lira”.

Murati u shpreh se “fakti që këtu kanë ndodhur zgjedhje monopartiake. Në 61 bashki nuk ka pasur garë dhe kjo është padyshim që është njolla më e zezë. Politizimi i KQZ, Kolegjit Zgjedhor, mungesa e transparencës së burimeve financiare. Njolla kryesore ishte se nuk patur kandidaturë”.

Ai u shpreh se “Rama sado diktator të jetë, largimi i tij bëhet vetëm më zgjedhje dhe garë”. Ndërsa për zgjdhjen e krizës politike në vend, Murati u shpreh se:

“Nisja e dialogut është e vetmja mënyrë se si mund të zgjidhet kriza. Unë nuk mendoj se dorëheqja e Ramës nuk do ishte zgjidhje. Ka ardhur koha që opozita të jetë në garë. Opozita e bashkuar është shumicë dhe ky është perceptim im si gazetar. Forcat e opozitës së bashkuar janë në një avantazh të lehtë përballë maxhorancës”.

2 komente

  1. Pilo Peristeri 8 Shtator, 2019 në 12:12 pm

    Nuk po flet bazuar ne realitet o gazetar Murati!
    Ai gjeja e peshtire qe blen çdo gje,ka pamundesuar garen!
    Dil ti ,une dhe dy milion te tjere ne shesh,ne beteje,ne proteste qe kuçedra te leshoje ujin…qe ai gjëja te largohet duke lejuar gare te ndershme…pastaj flasim..
    Erdhe nga plazhi bytha jote dhe leshon receta!
    Pse kerkon llogari te Basha qe nuk e ke votuar dhe jo te vetja qe voton Ramen!?
    Nese Basha do rrezoje Ramen me vota sic propozon ti..kush e pengon Bashen te sillet me pas si Rama?
    Pse duhet Basha te sillet ndryshe?!?
    Po i treguam forcen Rames,deri sa te rrezohet,kushdo vjen pas tij do matet mire…
    Çfare gazetari je?

    • t 8 Shtator, 2019 në 1:33 pm

      Rama pa patur kundershtar ne zgjedhjet e 2019 beri mashtrime,manipulime,blerje etj.Eshte moto e tij per te mbajtur pushtetin.Protestat e dhunshme duhet ta kishin rrexuar me kohe ate,por sështë basha per dhune,si rjedhim tani nuk behet dot dhuna,por mbetet dialogu,por dialog luajal rama nuk di te beje,mareveshjet nuk i respekton,si pasoje jemi ketu ku jemi.Nje drejtesi e paanshme do ti jepte fund ketij rebusi duke hetuar ,gjykuar e denuar vipat e politikes.vetem keshtu do te mund te vinin gjerat ne vendes nga te 2 anet.
      Kushdo qe do merrte pastaj pushtetin do mendohej mire

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme