Gjykata: Edhe ish-Drejtori i Policisë Vlorë i pafajshëm për trafik droge

Gjykata: Edhe ish-Drejtori i Policisë Vlorë i pafajshëm për trafik droge

Ashtu si për ish-Ministrin Saimir Tahiri, provat e paraqitura nga Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk e bindën Gjykatën as për të dënuar për trafik narkotikësh me pjesëmarrje dhe veprimtari në grup të strukturuar kriminal ish-drejtorin e policisë Vlorë Jaeld Çela.

Prokuroria e akuzonte ish-drejtorin e Policisë për trafik dhe favorizim të grupit Habilaj. Ai, sipas prokurorisë lidhej me tre ngarkesa të trafikuara drejt Italisë, por të cilat qenë kapur nga autoritetet:

  • 25 tetor 2013 – 1,650 kilogramë kanabis në Augusta.
  • 27 shkurt 2014 – 289,7 kilogramë kanabis në Palagonia.
  • 29 korrik 2014 – 293,5 kilogramë kanabis në Katania.

Gjykata e deklaroi të pafajshëm për këto akuza, por fajtor për shpërdorim detyre. Për këtë ai u dënua me 5 vite burg, por që me gjykim të shkurtuar dënimi përfundimtar i shkoi në 3 vite e 4 muaj.

Përveç Jaeld Çelës, të akuzuar për narkotrafik kanë qenë edhe Gjergji Kohila ish-shef i sektorit kundër krimit të organizuar në Vlorë dhe Sokol Bode, ish-shef i policisë kufitare në Dhërmi.

Të tre këta ish-zyrtarë janë në kërkim që prej nëntorit 2017, por për Kohilën dhe Boden gjykata nuk ka vendosur ende pasi çështja e tyre është ndarë.

2 komente

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme