Parlamenti holandez me gjasa kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë

Parlamenti holandez me gjasa kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë Ministri i Punëve të Jashtme i Holandës Stef Blok

Parlamenti holandez nuk do të ndryshojë vendimin e tij të qershorit për të bllokuar qeverinë të votojë pro hapjes së negociatave mes BE-së dhe Shqipërisë.

Në qershor, një shumicë e madhe e parlamentit hollandez miratoi një mocion të tre partive për të bllokuar qeverinë nga miratimi i hapjes së negociatave.

Në parim, qeveria mund të injorojë mocionin, megjithëse gjë kjo nuk pritet, pasi qeveria aktuale ka pakicën e vendeve në njërën prej dhomave në parlament dhe rrezikon të bjerë.

Gjatë një takimi të Komisionit Parlamentar për Çështjet Evropiane, Ministri i Punëve të Jashtme Stef Blok konfirmoi se nuk ka “asnjë të dhënë se diçka ka ndryshuar ndërkohë [në Shqipëri].”

Ministri Blok deklaroi se negociatat me Shqipërinë do të hapen pasi të jenë përmbushur pesë kushte të vendosura nga Këshilli Evropian në vitin 2018.

Këtë javë parlamenti gjerman votoi për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë, me kushtin që bisedimet teknike të fillojnë vetëm pasi Shqipëria të plotësojë 9 kushtet e vëna nga Gjermania, mes të cilave dhe krijimi i Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe Reforma Zgjedhore.

Muajin tjetër, Këshilli Evropian pritet të vendosë për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ky vendim duhet të jetë unanim. Nëse Holanda vendos veton, nuk ka gjasa që të hapen negociatat me Shqipërinë, ndërkohë që perspektiva për Maqedoninë e Veriut duket më shpresëdhënëse.

Javën tjetër, kryetari i KLP-së Gent Ibrahimi do të marrë pjesë në një diskutim publik në Holandë lidhur me sundimin e ligjit në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut.

2 komente

    Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

    Lajme te ngjashme