Holandë, koalicioni qeverisës rrezikon të humbasë shumicën në parlament

Holandë, koalicioni qeverisës rrezikon të humbasë shumicën në parlament

Koalicioni qeverisës në Holandë rrezikon të humbasë shumicën, pasi një deputet u dëbua nga partia VVD e Kryeministrit Mark Rutt.

Deri përpara përjashtimit të deputetit Wybren van Haga, përbërja e parlamentit holandez me 150 vende në total ishte kjo: 75 deputetë koalicioni qeverisës, 73 opozita dhe dy deputetë të pavarur.

Me përjashtimin e deputetit Van Haga, qeveria me vetëm 74 vota do të varet nga opozita dhe deputetët e pavarur për të miratuar projektligje.

Van Haga u përjashtua nga grupi parlamentar i VVD-së për çështje të konfliktit të interesit.

Ai është pronar i disa kompanive që akuzohen se kanë ndërtuar ndërtime të paligjshme në Haarlem dhe që kanë shkelur rregullat e tregut të qirasë në Amsterdam.

Që nga prilli, VVD i kërkoi Van Hagës të heqë dorë nga vendi i tij në parlament ose të lërë biznesin. Van Haga zgjodhi të mbajë mandatin e tij, por duket se ai vazhdoi të jetë ende në krye të bizneseve të tij.

Sipas kryetarit të grupit parlamentar të VVD-së Klaas Dijkhoff pozicioni i tij si drejtues në kompani dhe deputet ishin të papajtueshëm me njëri-tjetrin.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme