Rama-Vuçiç-Zaev: Plan për një zonë të përbashkët ekonomike, Kosova jashtë

Rama-Vuçiç-Zaev: Plan për një zonë të përbashkët ekonomike, Kosova jashtë

Krijimi i një zonë të përbashkët ekonomike në Ballkanin Perëndimor, do të jetë tema e diskutimit në takimin midis kryeministrave të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë që do të mbahet në fillim të tetorit.

Duke qënë bashkë jemi më të fortë dhe potencialisht konkurrentë në tregun europian dhe më gjerë u shpreh zëvendës kryeministrja e Serbisë Zorana Mihajlović. Ajo shtoi se vendet e Ballkanit janë të vegjël për të tërhequr investitorë të mëdhenj vetë.

Të martën, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç u takua me Kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev dhe atë  të Shqipërisë Edi Rama në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ku diskutuan krijimin e një hapësire të  lirë për lëvizjen e njerëzve, mallrave dhe shërbimeve mes vendeve të tyre.

Zona ekonomike e Ballkanit Perëndimor parashikon heqjen e barrierave tregtare midis vendeve, harmonizimin e kuadrit ligjor mes tyre dhe përputhjen tij me legjislacionin e BE-së.

 

6 komente

  1. t 28 Shtator, 2019 në 2:30 pm

    Pa Kosoven nje vrime ne uje do bejne

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme