KLP vendos kushtet që duhet të plotësojnë anëtarët e Byrosë Kombëtare të Hetimit

KLP vendos kushtet që duhet të plotësojnë anëtarët e Byrosë Kombëtare të Hetimit KLP

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) përcaktoi dje kushtet për anëtarët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). BKH është njësi e posaçme hetimi, e pavarur,  e cila do të veprojë në ndihmë të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Ashtu si prokurorët e posaçëm, dhe oficerët e BKH do të heqin dorë nga një pjesë e privatësisë së tyre dhe llogaritë e tyre bankare e komunikimet do të jenë nën vëzhgim.

Aplikimi për në 60 vende në BKH do të hapet sapo të ngrihet SPAK. Kandidatët për BKH duhet të kalojnë testin logjik, të njohurive dhe atë fizik. Gjithashtu ata do t’i nënshtrohen verifikimit të figurës dhe një interviste.

Nga 60 kandidatë, KLP me propozim të Drejtuesit të SPAK-ut dhe dy prokurorëve të posaçëm më të vjetër do të zgjedhë drejtuesin e BKH, ndaj formimi i SPAK është i detyrueshëm për formimin e BKH-së.

Edhe pse kryetari i KLP Gent Ibrahimi deklaroi së fundmi që SPAK do të ngrihet “së shpejti” vetëm disa nga 15 kandidatë për SPAK kanë kaluar vetingun me vendim përfundimtar. Sipas Kushtetutës SPAK duhet të krijohet me të paktën 10 prokurorë.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme