Zgjedhjet Vendore: Opinioni i Komisionit të Venecias për dekretin e Presidentit publikohet më 11 tetor

Zgjedhjet Vendore: Opinioni i Komisionit të Venecias për dekretin e Presidentit publikohet më 11 tetor

Përfaqësuesit e Komisionit të Venecias do të paraqesin më 11 tetor raportin e vlerësimit për ligjshmërinë e vendimit të Presidentit Meta për të anulluar zgjedhjet e 30 qershorit dhe dekretuar datën 13 tetor si datën e re të zgjedhjeve.

“Takimet ishin të frytshme. Morëm informacionet e nevojshme dhe kemi krijuar një ide për çështjen. Opinioni do jetë gati më 11 tetor”, – deklaroi për median drejtuesi i delegacionit, Kaarlo Tuori.

Përfaqësuesit e Komisionit të Venecias mbyllën sot takimet dy ditore me përfaqësues të partive politike në vend, me Presidentin Meta dhe me anëtarët e komisionit hetimor parlamentar për shkarkimin e Presidentit.

Ata erdhën në Shqipëri pas kërkesës për mendim ligjor të dërguar nga Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruci për ligjshmërinë e anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit nga Presidenti.

2 komente

  1. liu 11 Shtator, 2019 në 2:08 pm

    deri me 11 tetor kush con valixhen ma te modhe fiton. nuk qekan budallenj kto te venecias

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme