Adria Airways pezullon fluturimet, për mungesë fondesh

Adria Airways pezullon fluturimet, për mungesë fondesh

Kompania Adria Airways me qendër në Slloveni, pezulloi fluturimet për datat 24-25 dhe 26-27 shtator për shkak të mungesës së fondeve.Kompania  deklaroi se do të realizojë vetëm një fluturim drejt Frankfurtit në Gjermani.

Sipas mediave sllovene, mijëra udhëtarë janë prekur nga kjo masë dhe kanë kërkuar zgjidhje të situatës nga kompania Adria Airways.

“Kompania po kërkon intensivisht zgjidhje në bashkëpunim me një investitor të mundshëm” deklaroi ajo .

Kompania  u shpreh se pezullimi është i përkohshëm, deri në gjetjen e fondeve për të vazhduar fluturimet.

Përfaqësuesit e kompanisë  po njoftojnë pasagjerët duke i udhëzuar ata që të rezervojnë biletat e tyre me kompani të tjera ose të kompesohen.

Adria Airways u krijua në vitin 1961 dhe u privatizua në vitin 2016 nga Fondi gjerman i investimeve “4K Invest”.Kompania aktualisht operonte me aeroplanë të marrë me qera me qira, pasi nuk kishte asnjë në pronësi të saj.

 

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme