Kompania Gjoka padit për shpërdorim detyre drejtoreshën e Autoritetit Rrugor

Kompania Gjoka padit për shpërdorim detyre drejtoreshën e Autoritetit Rrugor

Kompania Gjoka Konstruksion ka ngritur padi ndaj drejtoreshës së Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) Sonila Qato.

Lajmi u bë me dije nga mediat. Kompania Gjoka i ka kërkuar prokurorisë hetimin për shpërdorim detyre, arbitraritet dhe korrupsion të drejtueses së ARRSH.

Në një prononcim për mediat, avokati Gjoka Konstruksion u shpreh se “ARRSH i ka bërë një skualifikim të padrejtë kompanisë, duke favorizuar konkurrenten tjetër në garë”.

Avokati i Gjoka Konstruksion i cilësoi gjithashtu të pavërteta lajmet e përhapura në media se kjo kompani “ka marrë 70 miliardë lekë për punë të papërfunduara”.

Padia është bërë pak ditë pasi Ministria e Infrastrukturës vendosi të anulonte tenderin për ndërtimin e tunelit në rrugën Kardhiq-Delvinë, tender në të cilin Gjoka Konstruksion ishte shpallur fitues, por që nga ARRSH ishte skualifikuar dy herë.

Në një shkrim të mëparshëm Exit.al e ka analizuar këtë çështje duke treguar të gjithë historikun.

3 komente

    Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

    Lajme te ngjashme