KPA konfirmon në detyrë gjyqtarin e Gjykatës Administrative Gentian Medja

KPA konfirmon në detyrë gjyqtarin e Gjykatës Administrative Gentian Medja

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi sot të lërë në fuqi vendimin e KPK-së që konfimon në detyrë gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Tiranës Gentian Medja.

Më 1 gusht 2018, trupa e KPK-së e përbërë nga Roland Ilia, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli konfirmoi në detyrë Zotin Medja.

Gjatë hetimit administrativ, KPK nuk gjeti probleme me deklarimin e pasurisë dhe justifikimin e saj, por në lidhje me aftësitë profesionale KPK gjeti se ka shumë çështje gjyqësore ku gjyqtari nuk ka zbardhur siç duhet vendimet për shtyrje seancash dhe në shumë raste çështjet gjyqësore të gjykuara prej tij janë zgjatur në kohë.

Gjatë seancës me KPK-në, në mbrojtje të tij, Zoti Medja tha se ngarkesa në Gjykatën Administrative të Tiranës është ‘tre herë mbi normalen e zakonshme dhe se është fizikisht e pamundur të shqyrtohen kaq shumë çështje në kohë’.

Pavarësisht këtyre gjetjeve, KPK e konfimoi në detyrë gjyqtarin.

Më 14 shtator 2018, me rekomandim të ONM-së, Komisioneri Publik kërkoi shkarkimin nga detyra të gjykatësit të Gjykatës Administrative Gentian Medja. Aryseja e apelimit të vendimit ishte pikërisht vlerësimi jo i plotë i aftësive profesionale të gjykatësit nga ana e KPK.

Megjithatë, më 9 shtator 2019, kur Kolegji i Apelimit zhvilloi seancën e fundit dëgjimore me Komisionerin Publik dhe gjyqtarin Medja, KP pranoi se pas vlerësimit të bërë prej tyre bazuar në draft-metodologjinë e propozuar nga KPA, Medja rezulton të jetë i aftë profesionalisht.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme