KPA shkarkon përfundimisht prokurorin e Apelit Durrës Bujar Hoti

KPA shkarkon përfundimisht prokurorin e Apelit Durrës Bujar Hoti Gjatë seancës së vetingut të prokurorit Bujar Hoti

Kolegji i Posaçëm i Apelimit la në fuqi vendimin e KPK-së për të shkarkuar nga detyra prokurorin e Apelit të Durrësit Bujar Hoti.

Vendimi u mor më 16 shtator nga trupa e KPA-së e përbërë nga Ardian Hajdari, Albana Shtylla, Luan Daci, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz

Prokurori Hoti u shkarkua nga detyra më 10 shtator 2018 për shkak të deklarimit të pasaktë të pasurisë dhe mungesës së burime të ligjshme e të mjaftueshme për ta justifikuar atë.

Nga hetimi administrativ i KPK-së u gjet se Hoti kishte bërë deklarim fiktiv për dy apartamente, nuk ka deklaruar një shtesë të bërë në një apartament në pronësi të bashkëshortes, si dhe ka përfituar tokë në Durrës edhe pse sipas ligjit nuk duhet të përfitonte.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme