Kryebashkiaku Veliaj përdor sërish të miturit për propagandë

Nga Vincent W.J. van Gerven Oei
Kryebashkiaku Veliaj përdor sërish të miturit për propagandë

Dje kryebashkiaku Erion Veliaj postoi disa foto në profilin e tij në Instagram ku shfaqen nxënës në bankat e shkollës që mbajnë në duar një letër të dërguar nga Veliaj me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

Kjo nuk është hera e parë që Veliaj përdor foto të të miturve, pa pëlqimin e tyre apo të prindërve për përfitime politike.

Në profilet e tij në rrjetet sociale, Veliaj poston shpesh foto duke mbajtur apo prekur fëmijët.

Në letrën dërguar nxënësve, kryebashkiaku Veliaj promovon haptazi disa nga projektet e bashkisë në qytet, përfshi dhe rindërtimin e diskutueshëm të Piramidës me projektin e arkitektit holandez Winy Maas të studios MVRDV.

Veliaj përmend dhe maratonën e Tiranës, organizuar nga Bashkia Tiranë më 13 tetor, në të njëjtën datë që presidenti Meta ka dekretuar zgjedhjet vendore.

Kryebashkiaku Veliaj e ka portretizuar veten mes të rinjve si hero, megjithëse po shkatërrëon në mënyrë të vazhdueshme hapësirat rekreative në Tiranë,- së fundmi viktima është Parku Rinia, – dhe po dëmton jetesën e qytetarëve përmes lejeve të shumta të ndërtimit për kulla betoni.

Po ashtu plani i Veliajt për të ndërtuar shkolla të reja përmes kontratave me partneritete publike-private do t’i kushtojë miliona euro taksapaguesve shqiptarë për dekadat e ardhshme. Këto kontrata u japin kompanive private mundësinë e përdorimit pas orarit të mësimit të ndërtesave të shkollave publike për përfitimin e tyre, duke krijuar një mjedis arsimor të pasigurt për nxënësit.

Në të njëjtën kohë, sistemi publik shkollor është shndërruar në një makineri për blerjen e votave, ku drejtorët dhe mësuesit mbledhin vota, të detyruar nga drejtuesit e PS-së, siç u tregua nga përgjimet e publikuara nga BILD për zgjedhjet në Dibër.

E parë në këtë kontekst, letra e dërguar nga Veliaj dhe postimi i fotove të të miturve në llogarinë e tij në Instagram, është pjesë e një tendence të vazhdueshme për të politizuar nxenësit e shkollave dhe për të marrë përfitime politike nga pozioni i  tij politik.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme