Kryemadhi distancohet nga ‘kërkesa e Bashës’ për largimin e kryeministrit Rama

Kryemadhi distancohet nga ‘kërkesa e Bashës’ për largimin e kryeministrit Rama

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi  u distancua sot nga kushti kryesor që opozita ka artikuluar muajt e fundit se nuk ulet në bisedime për zgjidhjen e krizës me Ramën kryeministër.

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, një prej tyre e pyeti zonjën Kryemadhi nëse ka pasur një dakordësi mes liderëve të opozitës që Zoti Basha të ulej në bisedime me ndërkombëtarët dhe Ramën më 9 qershor, edhe pse gjatë gjithë muajve të fundit opozita ka thënë se nuk pranon të negociojë me Ramën si kryeministër.

Zonja Kryemadhi u përgjigj:

“Nga neve jo, kjo ka qenë nga Zoti Basha…sepse dekreti i presidentit i 10 qershorit ishte një mundësi që i jepte zotit Rama për sa i përket çtensionimit të situatës politike. Dekretet për shtyrjen e zgjedhjeve lokale ishin mundësi jashtëzakonisht e madhe për të treguar se Rama kishte vullnet politik për të gjetur një zgjidhje dhe për t’i dhënë mundësi partive politike për të marrë pjesë në një proces zgjedhor.

Ajo që thotë Zoti Basha për hir të së vërtetës, artikulon sot, ajo ka ndodhur, jo në publik, por është negociuar nga te gjithë palët për të pasur një lloj dialogu. Se në fund të fundit politika dialog është pavarësisht se ne në Shqipëri dialogun e shohim si një insitucion momental që kur ka hall Edi Rama hajde bëjmë dialog, kur eshtë Edi Rama mirë, s’ka dialog.”

Kjo është hera e dytë që Zonja Kryemadhi distancohet nga qendrimet e opozitës për ‘kushtin e panegociueshëm: nuk ka dialog me Ramën kryeministër.’

Në një intervistë për BalkanWeb, dy javë më parë, ajo deklaroi:

Ne si LSI nuk kushtëzojmë asnjëherë momentin e zgjedhjeve.

Pavarësisht ligjëratës politike që ngre kryetari i PD-së dhe kryetari i opozitës që me një qeveri tranzitore dhe pa Ramën kryeministër, për ne si LSI mendojmë që është e domosdoshme përballja në zgjedhje e të gjithë opinionit publik.”

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme