Maqedoni, Kuvendi shkarkon prokuroren speciale anti-korrupsion Katica Janeva

Maqedoni, Kuvendi shkarkon prokuroren speciale anti-korrupsion Katica Janeva Katica Janeva

Kuvendi i Maqedonisë shkarkoi kryeprokuroren speciale  Katica Janeva. Prokurorja Janeva  ndodhet në arrest burg për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Pro këtij vendimi votuan 120 deputetët pjesmarrës në seancë plenare. Këshilli i Prokurorëve i dërgoi Kuvendit disa javë më parë dosjen me hetimet e zhvilluara ndaj Janeva, duke i kërkuar shkarkimin e saj.

Hetimi ndaj prokurores speciale filloi pas publikimit të një video-përgjimi nga gazeta italiane “La Verita”, ku shfaqen dy persona Bojan Jovanovski dhe Zoran Mileski, të cilët i premtojnë biznesmenit Orce Kamçev se në bashkëpunim me zonjën Janeva  do të mundësojnë lehtësimin e procesit gjyqësor që kishte nisur ndaj tij. Biznesmeni Kamcev akuzohej për një aferë korrupsioni tjetër, prokurore e të cilës ishte zonja Janeva.

Prokuroria Speciale në Maqedoni u krijua në vitin 2015, për të hetuar zyrtarët e lartë. Ajo nisi hetimet ndaj ish kryeministrit Nikolla Gruevskit dhe disa prej anëtarëve të qeverisë së tij për shkak të ndikimit të paligjshëm.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme