Meta i dorëzon Komisionit Hetimor dokumentet sekrete për djegien e Kuvendit

Meta i dorëzon Komisionit Hetimor dokumentet sekrete për djegien e Kuvendit

Presidenti Ilir Meta i ka dorëzuar Komisionit Hetimor dokumentet sekrete për tentativën për djegien e Kuvendit më 8 qershor.

Megjithatë kryetari i Komisionit Ulsi Manja tha sot se vetëm disa prej anëtarëve të Komisionit, ata që kanë certifikatën e nevojshme të sigurisë, do të mund të njihen me dokumentet sekrete, siç e parashikon ligji:

“Më 13 shtator ka përfunduar proceduara e plotë e vënies në dispozicion të këtij materiali nga ana e Presidentit dhe që do të jetë pjesë e dokumentacionit që kolegët e komisionit, në përputhje me ligjin me ‘informacionin e klasifikuar shtetëror’, do të njihen.”

Presidenti Meta ka pranuar në disa dalje publike se një ndër arsyet kryesore për anulimin e datës 30 qershor si datë të zgjedhjeve vendore ka qenë informacioni sekret që ka marrë se më 8 qershor ka pasur një plan për djegien e Kuvendit dhe përplasje të rrezikshme civile.

Më 9 shtator, gjatë seancës dëgjimore me Komisionin Hetimor, Presidenti Meta deklaroi:

“Kam marrë informacionin një ditë përpara vendimit për shfuqizimin e vendimit se […] persona të caktuar do të shfrytëzonin mitingun e lajmëruar nga opozita për djegien e Kuvendit të Shqipërisë.”

Ai bëri të ditur se ai “ka pasur informacione të mjaftueshme nga institucionet kombëtare për përpjekje për të krijuar akte destabilizimi në vend”.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme