Meta: Vendimi për anulimin e 30 qershorit i bazuar në vendimin e Gjykatës së Strasburgut

Meta: Vendimi për anulimin e 30 qershorit i bazuar në vendimin e Gjykatës së Strasburgut

Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta pas anulimit të datës 30 qershor si datë të zgjedhjeve vendore, po zhvillon sot se seancën dëgjimore me presidentin.

Gjatë fjalës së tij, presidenti tha se vendimi i tij është i ligjshëm pasi ai u bazua në Kushtetutë, në Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit dhe në vendimin e Gjykatës së Strasburgut për çështje të ngjashme në Bullgari.

Ndër të tjera Presidenti Meta deklaroi:

“Nuk ka hapësirë për të bërë interpretime çfarë do të thotë të zgjedhësh. Kushtetuta e ka të qartë dhe detyrimet e Shqipërisë në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut e dallojnë mirë diferencën ndërmjet votimit dhe zgjedhjes.

Në vitin 2015, Gjykata e Strasburgut ka vendosur se e drejta e votës e garantuar nga neni 3 i protokollit numër 1 nuk limitohet në  veprimin e zgjedhjes së një kandidati dhe hedhjen e votës në një kuti votimi.

Në zgjedhjet me një kandidat qytetarëve i mohohet e drejta themelore për të zgjedhur midis kandidatëve të ndryshëm. Bullgaria është dënuar me gjobë për të njëjtën situatë.

Shfuqizimi i datës 30 qershor ka mbrojtur të drejtën e zgjedhjes së qytetarëve shqiptarë.”

Presidenti sqaroi se arsyeja e dytë për shfuqizimin e datës 30 qershor është ruajtja e sigurisë së vendit. Ai bëri të ditur se ai “ka pasur informacione të mjaftueshme nga institucionet kombëtare për përpjekje për të krijuar akte destabilizimi në vend”.

“Kam marrë informacionin një ditë përpara vendimit për shfuqizimin e vendimit se […] persona të caktuar do të shfrytëzonin mitingun e lajmëruar nga opozita për djegien e Kuvendit të Shqipërisë”, tha Zoti Meta.

Presidenti tha se ky informacion është i klasifikuar por ftoi të gjithë anëtarët e komisionit të ligjeve se nëse duan ta marrin këtë informacion, të pajisen me certifikata sigurie.

Gjithashtu Presidenti Meta sqaroi se ai zgjodhi datën 13 tetor si datën më të afërt përpara vendimit të Parlamentit Evropian për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë.

“Vendosja e datës 13 tetor ka qënë data më e afërt në respekt të kushtetutës të kodit zgjedhor të ligjeve në fuqi. Përpara 17 — 18 tetorit që do të merret vendimi për çeljen e negociatave. Ishte data më e afërt për të gjithë aktorët që do të donin të përfshiheshin në një sistem zgjedhor”, — u shpreh Presidenti Meta.

 

1 koment

    Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

    Lajme te ngjashme