Mogherini: BE duhet të tregojë qëndrueshmëri në procesin e zgjerimit

Mogherini: BE duhet të tregojë qëndrueshmëri në procesin e zgjerimit

Përfaqësueja e Lartë e BE-së Federica Mogherini i ka bërë thirrje vendeve anëtare të BE-së, gjatë takimit dy ditor informal me ministrat e jashtëm të BE-së në Finland, që të tregohen të qendrueshme në politikat e tyre ne veçanti në procesin e zgjerimit për vendet e Ballkanit Perëndimor. Ky lajm u bë i ditur në artikullin e botuar nga media “Europian Western Balkans”, të gazetares Emina Muminović. Në artikull shkruhet se:

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Federica Mogherini tha nëse BE tregohet e qendrueshme në politikat e saj të zgjerimit, nuk ka asnjë arsye për tu shqetësuar për aktorë të tjerë, në asnjë vend të botës.

Megjithë kundërshtinë e dukshme të Francës dhe votimit kundra të deputetëve hollandez për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, si pasojë e luftës së pamjaftueshme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Federica Mogherini u shpreh me nota positive për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut në tetor.

Ajo i bëri thirrje vendeve anëtare të tregojnë qendrueshmëri, në veçanti kur flitet për procesin e zgjerimit me Maqedoninë e Veriut dhe për Shqipërinë.

Mogherini nuk tha asgjë konkrete mbi qendrimin e vendeve anëtare të BE-së për hapejen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por u shpreh se “është në interesin e BE-së, në aspektin ekonomik, të sigurisë, të menaxhimit të refugjatëve për të integruar sa më shumë vende Brenda BE-së. Ky është rajoni i vetëm sot në botë që procesin e anëtarësimit në BE e ka ngritur në bazë të vlerave të paqes dhe bashkimit”.

Ajo shtoi se disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor kanë qënë në luftë për 20 vjet ndërmjet tyre dhe vetëm prespektiva e të qendruarit bashkë në të njëjtën familje mund t’i japë atyre një prespektivë për të ardhmen, “për të hedhur pas të shkuarën e vështirë, për të parë drejt të ardhmes, çfarë është dhe ajo çfarë pret brezi i ri”.

Serbia e kundërshtoi fort ftesën e drejtuar Kosovës, për të marë pjesë në takimin dy ditor jo formal të mbajtur në Finlandë, duke e argumentuar se Kosova nuk është vend kandidat për në BE dhe disa nga vendet e BE-së nuk e kanë njohur si shtet të pavarur.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Mogherini iu përgjigj kritikave të Serbisë, duke shpjeguar se ky format është përdorur edhe herë të tjera në takime të ndryshme.

“Kjo ka ndodhur thjesht sepse ne duam të bisedojmë sot zhvillimet në Ballkan—integrimin dhe bashkëpunimin në rajon”, tha Mogherini.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme