The New York Times: Vizitoni Tiranën, kryeqytetin ku përplasen epoka të ndryshme

The New York Times: Vizitoni Tiranën, kryeqytetin ku përplasen epoka të ndryshme

Gazetari Alexander Lobrano në një artikull për The New York Times, sygjeron Shqipërinë e veçanërisht Tiranën si destinacionin e ardhshëm për tu vizituar.

Në artikullin me titull ‘Qyteti që po kthehet në qendren e re krijuese të Evropës’ gazetari shkruan:

“Gjatë pesë viteve të fundit, Shqipëria është zbuluar nga udhëtarët si ai vendii rrallë: një qoshe kryesisht e paeksploruar e Evropës (me rreth 265 milje vije bregdetare). Vendi i vogël i Ballkanit ndodhet përtej deteve të Adriatikut dhe Jonit, pak kilometra nga ‘thembra’ e Italisë dhe është larg nga Korfuzi vetëm 45 minuta me target.”

Gazetari ndalet tek Tirana, që e përshkruan si kryeqyteti i ‘përplasjes së epokave të ndryshme’, ku mund të vizitohet Sheshi Skënderbej, i rikonstruktuar kohët e fundit, në krah të të cilit gjehet një xhami e shekullit të 18-të, pak më tej një kishë ortodokse e hapur në vitin 2012, një grup ndërtesah qeveritare të kohës së Musolinit dhe një ndërtesë brutaliste si ajo e Muzeut Historik Kombëtar.

Alexander Lobrano sygjeron vende të ndryshme në Tiranë për të drekuar apo qëndruar, që nga mundësi luksoze si Hotel Plaza e deri tek ushqimi tradicional tek Restoranti Oda, i vendosur brenda një shtëpie private të kohës së sundimit otoman apo tek Mullixhiu ku mund të shijohen gatimet tradicionale por të sjella me një frymë modestë nga shefi Bledar Kola.

Gazetari i këshillon turistët të viziojnë Amfiteatrin e Durrësit, rreth 2600-vjeçar, më i madhi në Shqipëri dhe në Ballkan apo Galerinë Kombëtare të Artëve që gjatë kësaj verë ka shfaqur ekspozitë me punët e Kolë Idromenos, piktura ‘Motra Tone’ e të cilit njihet si ‘Mona Liza’ shqipare.

 

1 koment

  1. . 8 Shtator, 2019 në 8:24 pm

    atje ku populli pompohet nga bytha me nacionalizem deri sa i del nga gryka e fillojne e flasin budalleqe. i ka mesuar mire xhaxhi soros te tallin trapin parazitet.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme