OSBE: Gjykata Kushtetuese i vetmi institucion që shqyrton dekretin e Presidentit

OSBE: Gjykata Kushtetuese i vetmi institucion që shqyrton dekretin e Presidentit

Paqartësia e kompetencave ndërmjet Gjykatës Kushtetuese dhe institucioneve që organizojnë zgjedhjet minoi besimin e publikut në lidhje me ligjshmërinë e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Kështu shprehet OSBE/ODHIR në raportin përfundimtar për zgjedhjet e 30 qershorit mbi të ligjshmërinë e vendimit të Kolegjit Zgjedhor mbi dekretin e Presidentit.Në raport theksohet se GJK është i vetmi institucion që mund të shprehet për kushtetueshmërinë e këtij dekreti.

“Paqartësia ndërmjet institucioneve kryesore minuan besimin e publikut në ligjshmërinë e zgjedhjeve. Paqartësia u shtua më tej me mosmarrëveshjen ndërmjet aktorëve zgjedhorë në lidhje me ndarjen e përgjegjësisë ndërmjet Gjykatës Kushtetuese, si i vetmi organ që mund të vendosë mbi kushtetueshmërinë e dekretit të Presidentit, dhe Kolegjit Zgjedhor i cili ka mandatit të mbikqyrë ligjshmërinë e procesit zgjedhor. Gjykata Kushtetuese është përkohësisht jashtë funksionit si pasojë e procesit të rivlerësimit të magjistrantëve në Shqipëri.”

Raporti kritikon vendimin e Kolegjit Zgjedhor, i cili e konsideroi dekretin e Presidentit të paligjshëm. Sipas raportit gjyqtarët që morën vendimin ka qënë të ndikuar nga procesi i vetingut duke cënuar pavarësinë e kësaj gjykate.

“Ndërsa gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor gëzojnë imunitet dhe nuk i nënshtrohen procedurave disiplinore gjatë gjithë afatit për të cilin Kolegji funksionon, ata i nënshtrohen “procesit të vettingut” në vazhdim, i cili mund të ndikojë në sigurinë e mandatit të tyre dhe në këtë mënyrë të mund të ndikojë në pavarësinë e tyre.” shkruhet në  raport.

Në një artikull të mëparshëm ne kemi argumentuar paligjshmërinë e këtij vendimi për shkak se Kolegji Zgjedhor ka tejkaluar kompetencat e tij ligjore.

OSBE ka përfshirë në raport edhe mospublikimin në Fletore Zyrtare të dekretit të Metës për caktimin e zgjedhjeve në 13 tetor, dekret i cili duhej publikuar:

“Më 27 qershor, Presidenti Meta shpalli një dekret tjetër, duke caktuar 13 tetor 2019 si datën e zgjedhjeve lokale.Gjatë kësaj kohe, KQZ vazhdoi përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor.

Ndryshe nga dekreti i 10 qershorit, dekreti i 27 qershorit mbeti i pabotuar në Fletoren Zyrtare, megjithëse botimi i akteve të nxjerra nga Presidenti kërkohet nga ligji.”

 

 

 

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme