Palmer tregon përparësitë e SHBA-ve për Shqipërinë dhe rajonin

Palmer tregon përparësitë e SHBA-ve për Shqipërinë dhe rajonin

Matthew Palmer, i dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për Ballkanin Perëndimor, ka dhënë një intervistë për Zërin e Amerikës në të cilën ka folur për pritshmëritë që ka për rajonin.

Palmer sqaroi kërkesat kryesore të SHBA-ve për Shqipërinë. Ai kërkoi zgjidhjen e krizës politike, vendosjen e një marrëveshje mes qeverisë dhe opozitës për miratimin e reformës zgjedhore, kryerjen e zgjedhjeve të reja sipas rekomandimeve të OSBE-së.

“Ne do të donim që ngërçi i tanishëm politik në Shqipëri të zgjidhej. Ne do të dëshironim të shihnim një dialog midis qeverisë dhe opozitës për këto reforma, dhe, kur kjo marrëveshje të arrihet, do të dëshironim që zgjedhjet e ardhshme të zhvillohen mbi këtë bazë”, u shpreh ai.

Zyrtari amerikan theksoi rëndësinë e krijimit të Gjykatës Kushtetuese.

Shqipëria të krijojë një Gjykatë Kushtetuese në mënyrë që ajo të gjykojë mosmarrëveshjet që do të lindnin në sferën politike.

Gjithashtu ai shprehu edhe mbështetjen e SHBA-ve për opozitën, duke thënë se SHBA-të i kuptojnë “dëshirat e opozitës për të parë zbatimin e reformave dhe e mbështesim qëllimin e reformave”.

Ai e bëri të qartë se SHBA-të punojnë me qeveritë që dalin nga zgjedhjet demokratike. Dhe sqaroi se SHBA-të gjithmonë kanë pasur një marrëdhënie të mirë dhe të ngushtë me qeveritë shqiptare.

Ne punojmë me qeveritë që dalin përmes zgjedhjeve demokratike.

Ne kemi një partneritet të mirë e të ngushtë me qeverinë aktuale të Shqipërisë ashtu siç kemi pasur një partneritet të mirë e të ngushtë me qeverinë e mëparshme.

Gjithashtu Palmer foli për Kosovën, ku theksoi:

  1. Pas zgjedhjeve presim qeveri pro-dialogut e gatshme të pezullojë tarifat kufitare dhe të angazhohet me Serbinë për të arritur marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve.
  2. Janë vetë palët që duhet t’i udhëheqin këto përpjekje.

Ndërsa për Serbinë tha:

  1. Të pezullojë fushatën e bllokimit të njohjeve të pavarësisë së Kosovës.
  2. Inkurajojmë Serbinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, që t’i japin përparësi sigurisë së rrjeteve të tyre të komunikimit më shumë se sa paketave financiare që u ofrohen.

Dhe për Maqedoninë e Veriut u shpreh:

  1. I ka kaluar shumë herë kriteret, kemi shpresa që do të fillojë negociatat për anëtarësim pas mbledhjes së Këshillit Evropian më 16 tetor.
  2. Të vazhdojë ndjekjen e axhendës së reformave duke zbatuar ligjin e ri për prokurorinë speciale.
  3. Nëse gjërat shkojnë mirë e shohim të bëhet anëtare e 30 e NATO-s që në dhjetor.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme