Parlamenti Europian rrëzon kandidatët për Zgjerimin dhe Transportin në Komisionin Evropian

Parlamenti Europian rrëzon kandidatët për Zgjerimin dhe Transportin në Komisionin Evropian Rovana Plumb dhe László Trócsányi

Parlamenti Europian votoi sot kundër dy kandidaturave për eurokomisionerë, hungarezit László Trócsány dhe rumunes Rovana Plumb, për shkak të problemeve me deklarimin e pasurisë.

Vendimi u mor nga Komisioni për Çështjet Ligjore në Parlamentin Europian. Komisioni votoi me 15 vota kundër, gjashtë pro dhe dy abstenim për kandidaturën e Rovana Plumbit, kandidate për Komsionere e Transportit.

Gjatë vlerësimit të Zonjës Plumb, komisioni gjeti dy kredi me vlerë rreth 1 milionë euro, të cilat nuk ishin deklaruar në deklaratën e pasurisë dorëzuar në komision.

Për hungarezin László Trócsány, kandidat për Komisioner për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, komisioni votoi me 11 vota kundër, 9 pro dhe dy abstenime. Komisioni gjeti pasaktësi në deklaratat e pasurisë së hungarezit dhe arriti në përfundimin se nuk ‘ka qartësi të mjaftueshme për konfliktet e tij të mundshme të interesit’.

Zëvendës Presidenti i Komisionit deklaroi se vetëm këto dy kandidatura u kundërshtuan, ndërsa 24 kandidatët të tjerë u kualifikuan dhe do të ballafaqohen me seancat dëgjimore konfirmuese.

Marrja e aprovimit nga Komisioni i Ligjeve është kusht për të vazhduar me procedurën e mëtejshme deri në emërimin e komisonerëve të rinj.

Listën e plotë të kandidaturave për komionerë të Presidentes së Komisionit Europian Ursula Von Leyen e gjeni këtu.

1 koment

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme