PD publikon dokumentet: Kryebashkiaku Babani i dënuar në Itali

PD publikon dokumentet: Kryebashkiaku Babani i dënuar në Itali

Partia Demokratike publikoi sot dokumentet që, sipas saj, vërtetojnë se kryebashkiaku i Vaut të Dejës Mark Babani është arrestuar dhe dënuar në Sicili, për vjedhje makinash.

Gjatë një konference për shtyp,  Gazment Bardhi, sekretar i Përgjithshem i PD-së publikoi të dhëna, sipas tij, nga regjistri i burgjeve në Itali:

“Mark Babani, me emrin e rremë Marq Babaj, është arrestuar më datë 4 Prill 1994, në Itali, në zonën e Siçilisë, për kryerjen e veprës penale ‘vjedhje në rrethana rënduese, e kryer në bashkëpunim’. Ai është arrestuar nga policia italiane duke vjedhur makina.

Mark Babani alias Marq Babaj ka qëndruar në burg deri më datën 6 maj 1994 dhe më pas është dënuar dhe dëbuar nga shteti Italian.

Kjo është vetëm një pjesë e dosjes kriminale të kandidatit të Edi Ramës për Vaun e Dejës.”

Më herët Partia Demokratike i ka kërkuar prokurorisë që të verifikojë të shkuarën e Mark Babanit, pasi në formularin e vetëdeklarimit Babani ka deklaruar se nuk ka qenë asnjëherë i arrestur apo i dënuar në të shkuarën.

Në rast se akuzat e PD-së rezultojnë të vërteta, sipas ligjit për dekriminalizimin, Babani nuk mund të mbajë postin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës, si dhe duhet të ndiqet penalisht për deklarim të rremë dhe falsifikim të formularit të vetëdekriminalizimit.

Vetë Zoti Babani ka mohuar të ketë qenë i arrestuar apo i dënuar në të shkuarën.

Mark Babani është kryebashkiaku i tretë i dalë nga zgjedhje i dënoncuar nga opozita për të shkuarën kriminale, pas Valdrin Pjetrit të Shkodrës dhe Agim Kajmakut të Vorës.

1 koment

  1. MERO GELBAZA KELLIRA JA FUT KARIN NE BYTH EDI RAMES DHE GRAMOZ RUCIT 16 Shtator, 2019 në 4:15 pm

    MOS SE MERO GELBAZA KELLIRA DHE SOKOL BALLA DO TE FILLOJN ME NGRENE MUT TANI,NUK ESHTE E VERTET,NE FAKT MERO GELBAZA KELLIRA KREJT QKA MUNDE TE BEJ VETEM TE JA FUTI KARIN NE BYTH TAULANT BALLES DHE CARLO BOLINOS

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme