Rama mobilizon qeverinë. Meta dhe Basha japin mesazhe solidarizmi për qytetarët e dëmtuar

Rama mobilizon qeverinë. Meta dhe Basha japin mesazhe solidarizmi për qytetarët e dëmtuar

Presidenti Meta viziton Durrësin dhe bëri thirrje për bashkëpunim. Kryeministri Rama anulloi pjesmarrjen në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe ka thirrur mbledhje urgjente qeverie, në mesnatë. Kryetari i opozitës Basha bëri thirrje për solidarizim dhe uroi që çdo gjë të shkoi mirë.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta u takua me Prefektin e Durrësit, pas tërmetit të fuqishëm që goditi qytetin sot. Presidenti kërkoi një bashkëpunim të ngushtë mes strukturave shtetërore. Si dhe i bëri thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të bashkëpunojnë me strukturat vendore.

“Të ruajmë qetësinë dhe të jemi të vëmendshëm ndaj mediave dhe me strukturat vendore. Për të bashkëpunuar ngushtë me ta dhe njëkohësisht për të ndjekur situatën me gatishmëri dhe me vëmendja maksimale. Mendoj se jemi  në kushte e një vigjilence të vazhdueshëm, sepse jetojmë në një rajon problematik.

Unë besoj se tani është koha për të qenë të vëmendshëm dhe është e rëndësishme të punohet me një koordinim efikas me strukturat dhe me komunitetin”.

Kryeministri Edi Rama ka anulluar pjesmarrjen e tij në mbledhjen vjetore të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara që do të mbahet në SHBA. Ai do të mbledhë qeverinë sot në mesnatë, pas kthimit të tij nga Frankfurti.

Ndërsa, kryetari i opozitës Lulzim Basha bëri thirrje për solidarizim dhe uroi që çdo gjë të shkoi mirë.

“Falë Zotit deri tani nuk ka raportime për jetë të humbura apo në rrezik nga tërmeti që goditi sot vendin. Ju uroj të lënduarve shërim të shpejtë dhe çdo familje një natë të qetë. Në solidaritet me njëri-tjetrin dhe me ndihmën e Zotit do ta kalojmë këtë situatë tronditëse”.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme