Presidenti për 13 tetorin: Pres botimin e dekretit, qytetarët të vendosin me votë

Presidenti për 13 tetorin: Pres botimin e dekretit, qytetarët të vendosin me votë Presidenti Ilir Meta.

Presidenti Meta deklaroi sot se dekreti për zhvillimin e zgjedhjeve më 13 tetor 2019 vazhdon të jetë në fuqi dhe duhet botuar në Fletoren Zyrtare.

Pyetur nga deputeti Adnor Shameti se çdo të bëjë Meta me dekretin e 13 tetorit, Meta iu përgjigj:

“Unë po pres që ju si deputetë të jeni të përgjegjshëm dhe të ndikoni tek Komisioni i Ligjeve dhe të vijë ministri i Drejtësisë dhe të botohet në fletore zyrtare dekreti.”

Presidenti theksoi se të njëjtin rekomandim ka bërë dhe OSBE/ODIHR-i në raportin përfundimtar për zgjedhjet e 30 qershorit:

“Raporti i OSBE/ODIHR e bën të qartë që dekreti i 13 tetorit duhej të ishte botuar në Fletoren Zyrtare, dhe kjo nuk e bën që mos të jetë në fuqi.”

Presidenti tha se data e zgjedhjeve të tetorit u bë me synimin e vetëm që Shqipëria t’i ketë të gjitha shanset për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian:

“Zgjidhja minimale për të mos minuar procesin e çeljes së negociatave me BE-në: zgjedhjet më 13 tetor.

Zgjidhja e vetme për këtë situatë është që të mos flasim më në emër të qytetarëve, por tu japin atyre mundësinë të zgjedhin për pushtetin lokal, parlamentin dhe presidentin. Nëse ai e ka dëmtuar interesin e popullit apo ka sfiduar kushtetutën. Gjykimi më i mirë është me votë.”

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme