Procedura e emërimit të anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese- Exit Shpjegon

Procedura e emërimit të anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese- Exit Shpjegon KED 2019

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi renditi sipas pikëve  për kandidatët për Gjykatë Kushtetuese:

  1. Arta Vorpsi
  2. Besnik Muçi
  3. Elsa Toska
  4. Fiona Papajorgji
  5. Marsida Xhaferllari
  6. Regleta Panajoti

Mbledhjen e ardhshme KED do të miratojë listën përfudimtare të këtyre kandidatëve si dhe raportin për përzgjedhjen dhe vlerësimin e tyre.

KED do të hartojë dy lista të ndryshme me kandidatët kualifikues. Këto lista do ti dërgohen Parlamentit dhe Presidentit, në varësi të instuticionit ku ata kanë aplikuar.

Kushtetuta përcakton qartë rrugën për zëvendësimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Neni 179 pika 2 përcakton:

“ Anëtari i parë për t’u zëvendësuar në Gjykatën Kushtetuese emërohet nga Presidenti i Republikës, i dyti zgjidhet nga Kuvendi dhe i treti emërohet nga Gjykata e Lartë. Kjo radhë ndiqet për të gjitha emërimet që do të bëhen pas hyrjes në fuqi të këtij ligji.”

Anëtari i parë do të zgjidhet nga Presidenti  i Republikës  .Ligji 8577/2000 Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, përcakton (Neni 7/b, Pika 4):

“Presidenti brenda 30 ditëve nga marrja e listës prej Këshillit të Emërimeve në Drejtësi emëron gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese nga kandidatët e renditur në tre vendet e para të listës. Dekreti i emërimit shpallet i shoqëruar me arsyet e përzgjedhjes së kandidatit. Nëse Presidenti nuk zgjedh gjyqtarin brenda 30 ditëve nga paraqitja e listës nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, kandidati i renditur i pari në listë konsiderohet i emëruar.”

Pra KED duhet t’i dërgojë Presidentit listën me kandidatët të cilët kanë konkuruar për vendin e parë të shpallur vakant nga ai. Ai duhet të zgjedhi një nga këta kandidatë brenda 30 ditësh. Nëse Presidenti nuk e zgjedh brenda këtij afati kandidati i renditur i parë në listë emërohet automatikisht.

Anëtari i dytë duhet të zgjidhet nga Kuvendi. Ligji për Gjykatën Kushtetuese përcakton seKED i dërgon listën  me kandidatët Kuvendit. Kjo listë i kalon  Komisionit të Ligjeve. Komisioni i LIgjeve hatron një listë me 3 kandidatë i pas seancave dëgjimore me secilin kandidat. Kuvendi duhet që brenda 30 ditëve të zgjedhi me tre të pestat anëtarin për Gjykatë Kushtetuese. Nëse nuk arrihet ky kuroum kandidati i parë i renditur nga lista e Komsionit të Ligjeve emërohet automatikisht.

Anëtari i tretë zgjidhet nga Gjykata e Lartë sipas procedurës të përcaktuar nga ligji “Për Gjykatën Kushtetuese” . Por Gjykata e lartë prej disa muajsh nuk funksionon dhe si rrjedhojë nuk mund të emërojë anëtarë të rinj.

Rradha e sipërpërmendur duhet të ndiqet deri në plotësimin e të gjithë vendeve bosh në Gjykatën Kushtetuese.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme