Prokuroria pushon akuzat për pastrim parash ndaj Emiljano Shullazit

Prokuroria pushon akuzat për pastrim parash ndaj Emiljano Shullazit

Prokuroria e Tiranës ka pushuar sot hetimet rreth çështjes së pronësisë së ish-Hotel Vollgës në Durrës, çështje në të cilën qenë përfshirë Emiljano Shullazi dhe biznesmeni Ylvi Beqja.

Gjykata e shkallës së parë e Tiranës, pranoi sot kërkesën e Prokurorisë për të pushuar çështjen “për shkak se nuk janë gjetur prova për të vërtetuar akuzat”.

Prokuroria e akuzonte Shullazin për pastrim parash, akuza të ngritura prej vitit 2018 kur ai po gjykohej për përvetësim prone përmes kanosjes.

Ish-Hotel Vollga në qendër të Durrësit ka patur një çështje të gjatë gjyqësore për sa i përket pronësisë. Palë të ndryshme e kanë pretenduar atë, mes të cilëve Ylvi Beqja, si administrator i një kompanie arabe, dhe Zamir Hasa, si trashëgimtar i ish-pronarëve.

Beqja thuhet se ka patur probleme me regjistrimin në hipotekë të pronësisë së ish-Hotel Vollgës dhe për këtë ka kërkuar ndihmën e Shullazit dhe të njohurve të tij.

Në këmbim të ndërhyrjes dhe regjistrimit, Shullazit thuhet se i është premtuar 20 për qind e pronësisë, por që sipas prokurorisë, ai e kishte kërcënuar Beqjan për t’i marrë, jo 20, por 30 për qind.

Për këtë çështje, nën hetim kanë qënë edhe tre gjyqatrët: Dhurata Bilo, Vladimir Skënderi dhe Ndue Gjura, të cilët u akuzuan për shpërdorim detyre pasi dyshoheshin se tjetërsuan truallin në favor të Shullazit, kjo gjatë kohës që çështja e pronësisë midis Beqajt dhe Hasës po gjykohej në Gjykatë të Lartë.

Por pavarësisht pushimit të këtyre hetimeve, Emiljano Shullazi ka edhe çështje të tjera në gjykatë.

Ai është akuzuar për kanosjen e profesorëve Dhori Kule e Mënyr Koni, gjobëvënie, shkatërrim prone me eksploziv, armëmbajtje pa leje dhe krijim grupi kriminal, në të cilin thuhet se janë përfshirë edhe Gilmando Dani, Blerim Shullazi, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela.

Vitin që shkoi ky grup u dënua në shkallën e parë me 55 vite burg. Shullazi u dënua me 14 vite. Çështja është apeluar.

1 koment

    Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

    Lajme te ngjashme