PS kërkon të përsërisë zgjedhjet vendore në Shkodër pa dekret Presidenti, me vendim KQZ-je

PS kërkon të përsërisë zgjedhjet vendore në Shkodër pa dekret Presidenti, me vendim KQZ-je Komisioni Qendror Zgjedhor

Në Shkodër, Partia Socialiste do të organizojë  zgjedhje të pjesshme vendore dhe datën e tyre do ta vendosi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Kështu deklaroi sot Taulant Balla në një intervistë për News24.

Nuk është hera e parë që në Shqipëri bëhen zgjedhje të pjesshme. Janë bërë zgjedhje të pjesshme në Dibër dhe në Kolonjë. KQZ ka të gjithë autoritetin, pasi kthehet nga puna që të vendosë për datën. Prefekti i Shkodrës ka konstatuar vakancën e krijuar dhe është KQZ që vendos për datën” — tha Balla.

Ndërkohë, sipas nenit 92 pika (dh) të Kushtetutës, Presidenti:

Cakton datën e zgjedhjeve për Kuvendin, për organet e pushtetit vendor dhe për zhvillimin e referendumeve.

Gjithashtu sipas nenit 10, pika 3 e Kodit Zgjedhor, “në çdo rast të ndërprerjes së mandatit, për shkaqet e parashikuara në nenin 115 të Kushtetutës. [..] Presidenti i Republikës nxjerr dekretin jo më vonë se 48 orë nga njoftimi për ndërprerjen e mandatit”.

Zgjedhjet e 30 qershorit u zhvilluan në shkelje të dekretit të Presidentit Meta, i cili vendosi datën 13 tetor për zhvillimin e zgjedhjeve.

Partia Socialiste dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në dhunim të hapur të standardeve të shtetit të së drejtës, e deklaruan nul dekretin, duke refuzuar ta njohin dhe zbatojnë atë.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme