Punimet në Rrugën e Elbasanit lënë pa energji banorët

Punimet në Rrugën e Elbasanit lënë pa energji banorët

Zona pranë Ambasadës Amerikane në rrugën e Elbasanit në Tiranë ka mbetur pa energji elektrike.

Mediat raportuan se shkëputja e energjisë erdhi si pasojë e punimeve që po kryhen për kanalizimin në rrugën e Elbasanit.

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSSHEE) njoftoi se gjatë gërmimeve që po bëhen në rrugë janë dëmtuar kabujt.

Mirëpo OSSHE nuk dha më tepër informacion se kur do të rikthehej rryma elektrike për banorët. Kjo zonë gjatë kësaj periudhe ka patur probleme edhe me furnizimin me ujë të pijshëm.

Prej më tepër se një muaj në këtë rrugë po punohet për të rindërtuar rrjetin e kanalizimeve.

Në korrik, për të kryer punimet me kosto rreth 1,3 milionë euro dhe afat 4 muaj, Ujësjellës Kanalizimet Tiranë (UKT) kontraktoi G.P.G Company.

Së fundmi një nga aksionerët e kësaj kompanie, Paqsor Buzi, u arrestua si pjesë e një skeme të dyshuar mashtrimi me TVSH-në.

G.P.G Company konsiderohet si “fituesja më e madhe e projekteve të rilindjes urbane” të qeverisë. Sipas Reporter.al ajo ka fituar mbi 28 milionë euro.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme