Rama: OSBE legjitimoi zgjedhjet, opozita po dëmton vendin

Rama: OSBE legjitimoi zgjedhjet, opozita po dëmton vendin Kryeministri Rama gjatë mitingut në Korçë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se OSBE-ja, përmes raportit të vëzhgimit të zgjedhjeve të 30 qershorit, “ka çertifikuar zgjedhjet si krejt legjitime”.

Me anë të një postimi në Twitter, Rama akuzoi opozitën se po tenton të “ngrejë një fortunë në gotë, të kotë, të gabuar dhe të dëmshme për vendin” duke përdorur përfundimet e OSBE-së për të sulmuar zgjedhjet e 30 qershorit.

Kryeministri Rama nuk komentoi asnjë prej gjetjeve kryesore të OSBE-së për mungesën e garës në zgjedhjet vendore, presionin e ushtruar ndaj administratës publike apo politizimin dhe shkeljet e KQZ-së.

1 koment

    Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

    Lajme te ngjashme