Reporterët pa Kufij kritikojnë Bashën për goditjen e besimit publik në media

Reporterët pa Kufij kritikojnë Bashën për goditjen e besimit publik në media

Reporterët pa Kufij kritikuan kryetarin e Partisë Demokratike se po vë në diskutim pavarësinë e gazetarëve dhe besimin te media.

Në dy botime në rrjetin e saj zyrtar Twitter, organizata që mbron të drejtat dhe lirinë profesionale të gazetarëve u shpreh:

Reporterët pa Kufij shprehin keqardhje me faktin se lideri i opozitës Lulzim Basha në mënyrë të fshehtë u ka bërë thirrje anëtarëve të partisë që të bojkotojnë disa media me pretekstin se ato i shërbejnë propagandës së Kryeministrit Edi Rama.

Duke vepruar kështu, Basha vë në diskutim pavarësinë e gazetarëve dhe cënon besimin te mediat.

Në qëndrimin e mbajtur nga Reporterët pa Kufij ishin përmendur televizionet Vizion Plus, Top Channel dhe Report Tv, si dhe gazetarët Mero Baze dhe Sokol Balla.

1 koment

  1. Hasan Sulo 5 Shtator, 2019 në 1:41 pm

    Kemi pare ne Shqiperi gazetare qe jane rrahur , gazetare te gjakosur , gf azetare te ofenduar nga KM… dhe nuk kemi pare te flasin reportere pa kufij ose koniteti i He ok sinkut Shqiptar.,deri tani nuk i ka degjuar njeri keto organizata fp qe si duket vegjetojne me fondet e Sorosit. Lavdi Zotit qe kritikohet qeveria se ka kapur shtypin dhe median ,dhe populli Shqiptar mer vesh se paska reportere pa kufi dhe komitet Helsinki kur te drejtat e popullit Shqiptar shtypen dhe meren neperkembe nga qeveria dhe partia shtet cdo minute.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme