Shkencëtarët që fotografuan vrimën e zezë fitojnë 3 milionë dollarë

Shkencëtarët që fotografuan vrimën e zezë fitojnë 3 milionë dollarë

Shkenctarët që fotografuan për herë të parë, në prill 2019, një vrimë të zezë do të vlerësohen me një çmimi prej 3 milionë dollarësh.

Çmimi “Zbulimi i Madh” njihet si çmimi Oscar për shkencëtarët dhe sponsorizohet nga drejtues të kompanive të mëdha të teknologjisë dhe shkencës në Silicon Valley, si Mark Zuckerberg dhe Sergey Brin. Për këtë çmim, shqyrtohet puna e mijëra shkencëtarëve në fusha të ndryshme si biologji, fizikë, matematikë etj.

Çmimi prej 3 milionë dollarësh do të ndahet mes 347 shkencëtarëve që punuan për zbulimin e madh që çoi në fotografimin për herë të parë të një vrime të zezë.

Madhësia e fotos – e cila mund të konfirmojë ose të paktën të shtrojë pyetje të rëndësishme në lidhje me kuptimin tonë të universit – është ekuivalente me numrin e selfie-ve që mund të bënin gjatë gjithë jetës së tyre 40 mijë njerëz.

Sipas drejtuesit të projektit Shep Doeleman, kjo foto shenjon fillimin e zbulimeve për vrimat e zeza dhe sipas parashikimeve të tij, në 10 vitet e ardhshme, shkencëtarët do të mund të filmojnë vrimat e zeza, jo thjeshtë për t’i parë se si duken, por për të zbuluar se si sillen ato në kosmoz.

I njëjti grup që punoi për fotografimin e vrimës së zezë në përpunimin e të dhënave të nevojshme për të prodhuar videon e parë – me shumë gjasa rudimentare – të një vrimë të zezë, e cila mund të zbulohet vitin e ardhshëm.


Përshtatur nga artikulli botuar në Engadget.com.

Përkthyer nga Exit.al.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme