Shqipëria përfaqëson Evropën në forumin e radhës së Organizatës Botërore të Turizmit

Shqipëria përfaqëson Evropën në forumin e radhës së Organizatës Botërore të Turizmit Ministri Blendi Klosi gjatë forumit të radhës nga OBT në Shën Petersburg.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka publikuar disa foto nga forumi që po mban në Shën Petersburg Organizata Botërore për Turizmin e Kombeve të Bashkuara (UNWTO).

Klosi po merr pjesë në këtë forum si përfaqësues i Evropës dhe një prej 8 zëvendëspresidentët e Asamblesë.

Ai u zgjodh zëvendëspresident për Evropën në muajin maj të këtij viti. Për këtë ai është shprehur se “mbajtja e këtij pozicioni, është një mundësi e vyer për Shqipërinë për të vijuar rritjen e promovimit të turizmit dhe potencialeve turistike të Shqipërisë”.

Forumi që ka nisur më 9 shtator, diskuton për buxhetin dhe objektivat e radhës që do të ketë në vazhdim UNWTO.

Ministri e ka cilësuar emërimin si zëvendëspresident si “vlerësim dhe besim i rritjes turistike të vendit tonë, progresit në këtë sektor vitet e fundit dhe intensifikimit të komunikimeve, kontakteve dhe bashkëpunimit me vendet e tjera në fushën e turizmit”.

UNWTO u krijua në vitin 1975 për të promovuar dhe drejtuar me përgjegjësi zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit. Selia qendrore e saj është në Madrid. Në të marrin pjesë 158 shtete dhe Shqipëria është anëtare e UNWTO që prej vitit 1993.

Organizata ka 2 zëvendëspresidentë për Afrikën, 2 për kontinentet amerikane, 1 për Evropën, 1 për Azinë lindore, 1 për Azinë e jugut dhe 1 për Lindjen e Mesme.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme