SPAK merr 2,1 milionë euro pa u formuar ende

SPAK merr 2,1 milionë euro pa u formuar ende

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, ende e paformuar, ka marrë nga shteti një buxhet prej rreth 2.1 milionë eurosh.

Këshilli i Ministrave, me anë të dy vendimeve, ka miratuar dy fonde për funksionimin dhe mjediset ku do të vendoset SPAK dhe BKH:

 – Më 31 korrik, qeveria miratoi fondin prej 150 milionë lekësh (rreth 1,25 milionë euro) vetëm për SPAK. Ky fond duhet të përdoret për përballimin e shpenzimeve për ushtrimin e aktivitetit gjatë muajve të mbetur të vitit 2019.

 – Më 4 shtator, qeveria miratoi fondin prej 150 milionë lekësh (rreth 1,25 milionë euro) vetëm për SPAK. Ky fond duhet të përdoret për përballimin e shpenzimeve për ushtrimin e aktivitetit gjatë muajve të mbetur të vitit 2019.

SPAK nuk është formuar ende dhe siç Exit.al ka shpjeguar më parë, më shumë gjasa nuk do të mund të formohet brenda 2019-ës, pasi Këshilli i Lartë i Prokurorisë duhet të presë derisa minimalisht dhe pesë kandidatë të  tjerë të kalojnë me sukses vetingun.

Ndërsa BKH, siç e parashikon ligji 95/2016 në nenin 33, nuk mund të ngrihet pa u formuar SPAK pasi është “Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme dhe dy prokurorë të posaçëm me më shumë vite eksperiencë pune si prokuror, që pas një procesi rekrutimi të hapur dhe transparent, rekomandojnë një kandidat për Drejtor të Byrosë Kombëtare të Hetimit”.

Vetëm për vitin 2019, buxheti i shtetit për reformën në drejtësi është 1,5 miliardë lekë ose rreth 12,5 milionë euro, ku dy e treta e tij është parashikuar të shpenzohet për pagat e magjistratëve, ndërsa një e treta për krijimin e institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme