Tahiri: Do të ankimoj vendimin e gjykatës

Tahiri: Do të ankimoj vendimin e gjykatës

Saimir Tahiri, ish Ministri i Brendshëm komentoi sot vendimin e gjykatës së krimeve të rënda për shpërdorim detyre — i kthyer në shërbim prove — i cili hodhi poshtë akzuat e prokurorisë për trafik të lëndëve narkotike dhe pjesmarrje në organizatë kriminale.

Ai e quajti vendimin një përgjigje për të gjitha gënjeshtrat e hedhura ndaj tij. Tahiri u shpreh se:

Gjykata tha se kam shpërdoruar detyrën, vendimi nuk është zbardhur por me aq sa u lexua kishte të bënte me faktin që më kishin përmendur emrin dhe që nuk kam luftuar sa duhet kultivimin e kanabisit

Vendimi do të ankimohet, as është zbardhur as është bërë publik ndaj më takon të pres dhe unë do e ankimoj sapo të zbardhet.

Deklaratave të ambasadës së SHBA-ve dhe asaj britanike, të cilat e quajtën shkurajues vendim e gjykatës ndaj Tahirit, ky i fundit iu përgjigj se:

Dekurajuese edhe për mua që i dëgjova ato, në kulturën time nuk flitet për një vendim gjykate, që nuk është zbardhur akoma. Nuk ka presion me te madh se sa ti te flasesh per nje vendim qe nuk eshte zbardhur akoma.

Ndërsa, pyetjes së gazetarëve, nëse Tahiri ka materiale kërcënuese për Kryeministrin Rama, ai ju përgjigj se:

Është fyese kjo që bëni sikur unë kam kërcënuar të tjerët me materiale, sikur kam punuar në 4 vite për t’ua futur të tjerëve.
Unë s’kam punuar për të mbajtur letra në xhep për të kërcënuar të tjerët. Është fyese kjo që ju mendoni. Ta kenë bërë aq baltë sa që të kërcënohen nga unë? Unë se di kështu…

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme