Turqi, qeveria e Erdoganit kërkon arrestimin e 223 ushtarakëve

Turqi, qeveria e Erdoganit kërkon arrestimin e 223 ushtarakëve

Qeveria turke ka kërkuar arrestimin e 223 ushtarakëve që shërbejnë në Turqi dhe Qipron Veriore, pasi dyshohen se kanë lidhje me klerikun Fet’hullah Gylen.

Gylen dhe organizata e tij mbahen nga qeveria turke si organizatorët e grushtit të dështuar të shtetit të vitit 2016.

Sipas raportimeve të deritanishme në media, shumica e ushtarëkëve janë nga ushtria, rreth 40 nga forcat ajrore dhe 30 të tjera nga marina.

Që prej tentativës për grusht shteti më 15 korrik 2016, ku 270 persona humbën jetë, qeveria e Erdoganit ka nisur një fushatë spastrimi ndaj atyre që i konsideron përgjegjës apo armiq të qeverisë e Presidentit Erdogan.

Deri më tani më shumë se 77 mijë njerëz janë burgosur dhe janë në pritje të gjykimit dhe rreth 150 mijë punonjës civil dhe personel ushtarak janë shkarkuar ose pezulluar nga puna.

Sipas një raporti të vitit 2018, qeveria turke ka mbyllur mbi 200 media, ka hetuar apo arrestuar të paktën 80 autorë shkrimesh dhe ka hequr nga puna 5.822 profesorë në 118 universitete.

Po ashtu, qeveria turke ka asgjësuar mbi 300 mijë libra të klerikut musliman Fet’hullah Gylen.

1 koment

  1. Boti 29 Shtator, 2019 në 4:39 pm

    Te arrestojne Erdoganin se pari, si nje ish nxenes i Gulen.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme