Veliaj gënjen se ka marrë një çmim që nuk ekziston

Nga Inva Hasanaliaj
Veliaj gënjen se ka marrë një çmim që nuk ekziston

 

Pak ditë më parë, kryebashkiaku Veliaj njoftoi qytetarët se “Tirana është përzgjedhur nga OBK-ja si një ndër 10 qytetetet me performancën më të mirë financiare,” gjatë konferencës së përvitshme “Bridge for Cities 4.0”, mbajtur në Vienë.

“Vlerësimi që na u dha nga OKB-ja, si një nga qytetet me performancën më të mirë ekonomike krahasuar me atë që gjetëm, është një inkurajim që të gjithë bashkë, katër vitet e ardhshme, ta kthejmë Tiranën jo vetëm në polin më të rëndësishëm ekonomik të Shqipërisë, por me shumë gjasë, edhe në polin më të rëndësishëm ekonomik të gjithë rajonit të Ballkanit”, deklaroi Zoti Veliaj.

Kjo deklaratë e kryetarit të bashkisë së Tiranës në rrjetet sociale, në 6 shtator e nxiti redaksinë e Faktoje.al të verifikojë se për çfarë vlerësimi bëhet fjalë.

“Faktoje” komunikoi me organizatorët për të pyetur nëse gjatë  kësaj konference ka pasur shpërndarje vlerësimesh apo çmimesh dhe nëse po a i është dhënë një i tillë kryetarit të bashksë së Tiranës Erjon Veliaj.

Në përgjigjen që Faktoje mori nga shkëmbimi i e-maileve shpjegohet se OKB nuk ka  dhënë asnjë çmim apo vlerësim.

“Erion Veliaj ishte një nga folësit pjesëmarrës në një tryezë të rrumbullakët për kryetarët e bashkive dhe qyteti i Tiranës ra dakord të mbështesë deklaratën për të cilën bëhej eventi.”-thuhet në përgjigjen e organizatorëve të “Bridge for Cities 4.0”.

Përgjigja zyrtare nga OKB


Publikuar më parë tek Faktoje.al.

1 koment

  1. . 11 Shtator, 2019 në 10:50 am

    Exit po iken per lesh avash avash. Cpatet?

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme