Vetingu, shkarkohet gjyqtarja Dhurata Haveri për mosjustifikim të pasurisë

Vetingu, shkarkohet gjyqtarja Dhurata Haveri për mosjustifikim të pasurisë Gjyqtarja Dhurata Haveri gjatë seancës me KPK

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot nga detyra gjytaren e Apelit për Krimet e Rënda Dhurata Haveri, për shkak të mosjustifikimit të pasurisë.

Vendimi u mor nga Olsi Komici, Suela Zhegu dhe Xhensila Pine.

Gjyqtarja Haveri u hetua vetëm për kriterin e pasurisë, ku KPK gjeti probleme të shumta.

KPK ka gjetur probleme me burimet e ligjshme të pasurisë për një apartament me sipërfaqe 140 metër katrorë në Tiranë, blerë në vitin 2003 për 69 300 euro. Gjyqtarja ka deklaruar si burim për blerjen e pronës të ardhurat nga paga, një kredi dhe të ardhurat nga shitja e një apartamenti në Shkodër, ku një e pesta e vlerës i takonte të shoqit. Por KPK ka gjetur mospërputhje të vlerës së parave që i takonin të shoqit nga shitja e shtëpisë dhe vlerës të deklaruar në deklaratat e pasurisë.

Për blerjen e një apartamenti tjetër në Shkodër me vlerë 4,7 milionë lekë, KPK u shpreh se nuk gjyqtarja nuk kishte burime të ligjshme të të ardhurave. Gjyqtarja ka deklaruar se ka marrë një hua prej 5 milionë lekësh tek një I afërm për të blerë këtë apartament, por huadhënësi nuk ka mundur të justifikojë pasjen e 5 milionë lekëve për t’ia dhënë hua gjyqtares.

Komisioni ngriti gjithashtu dyshime për marrjen e një kredie të butë, që gjyqtarja e ka përdorur si burim për blerjen e një apartamenti në Farkë të Tiranës. Sipas KPK-së, gjyqtarja ka marrë kredi të butë në kundërshtim me ligjin, pasi ndërkohë ajo zotëronte dy apartamente të tjera.

Edhe për dy pasuri të tjera, blerjen e një garazhi në Farkë për 5 mijë euro si dhe një makinë Citroen për 19 mijë euro, KPK nuk ka gjetur burime të ligjshme financiare.

Po ashtu, analiza financiare e gjyqtares ishte negative për vitet 1991-2016; ku KPK gjeti mungesë burimesh financiare për shpenzimet e jetesës, udhëtimet dhe mobilimin, në vlerën rreth 8,8 milionë lekë.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme