Aksion policor kundër banorëve të Astirit, qeveria e vendosur për projektin korruptiv

Aksion policor kundër banorëve të Astirit, qeveria e vendosur për projektin korruptiv

Dhjetra forca policie kanë rrethuar sot zonën e ‘Astirit’ tek Unaza e Re, ku prej më shumë se një viti banorët protestojnë kundër vendimit të qeverisë për të prishur shtëpitë dhe bizneset e tyre pa dëmshpërblim, për t’i hapur rrugë projektit të Unazës së Re. Dy ditë më parë, policia arrestoi 6 persona që po protestonin dhe dhunoi gazetarët që po filmoni protestën.

Qeveria duket e vendosur për të nxjerrë banorët nga Unaza e Re, për ti hapur rrugën projekti konfliktual të zgjerimit të unazës, dhe për të vazhduar me këtë projekt të akuzuar për korrupsion.

Tenderi i parë i zhvilluar prodhojë skandalin e DH Albania. Ndërsa tenderi i fundit është i bllokur në Komisionin e Prokurimit Publik (KPP) për parregullsi.

Historia nisi në shtator të vitit 2018, kur qeveria miratoi projektin për rehabilitimin e Unazës së Re, që niste nga shkolla Teknologjike dhe përfundonte në hyrje të autorstradës Tiranë -Durrës. Ky projekt u nda në 3 segmente – Segmenti 1 ishte Sheshi Shqiponja.

Segmenti 1 me vlerë €18 milionë u fitua nga bashkimi i kompanive Biba X DH AlbaniaVëllezërit Hysa nuk paraqitën as ofertë as dokumentacion.

Segmenti 2 me vlerë €12,6 milionë u fitua nga SalillariVëllezërit Hysa nuk paraqitën as ofertë as dokumentacion.

Segmenti 3 me vlerë €9,4 milionë u fitua nga kompania Viktoria Invest Internacional Viktoria Invest. Vëllezërit Hysa nuk paraqitën as ofertë as dokumentacion.

Ndërkohë që qeveria kishte shpallur fituesin e tenderit ende nuk kishte nxjerr një vendim shpronësimi për familjet e prekura nga projekti i rrugës. Për këtë arsye banorët e prekur nisën protestat për të ndaluar këtë projekt.

Pas tre muaj proteste, në dhjetor 2018 kompania Dh-Albania doli se kishte falsifikuar dokumentet, dhe qeveria anuloi tenderin. Ndërsa në dy segmentet e tjera puna nuk vazhdoi më sepse qeveria nuk nxori vendim për shpronësime.

Në dhjetor ARRSH rihapi tenderin për Sheshin Shqiponja, por me një buxhet disa herë më të vogël. Por, tre muaj më vonë e anuloi sërish, kësaj here me arsyetimin se “asnjë nga ofertat e paraqitura nuk përputhej me kriteret”.

Pas anulimit, Ministria e Infrastrukturës vendosi ta ndryshonte projektin duke bashkëpunuar me Bashkinë Tiranë. Projekti i ri kishte të njëjtën vlerë financimi por në vend të një mbikalimi u vendos për nënkalim.

Kështu në korrik 2019, qeveria vendosi të hapë tenderin e ri.

Në garë morën pjesë 8 kompani. ARRSH skualifikoi 5 prej tyre dhe shpalli fituese Vëllezërit Hysa me ofertë prej €14,6 milionë (1,78 miliardë lekë).

Kompania Vëllezërit Hysa mori pjesë në tenderin e parë të Unazës së Re pa paraqitur ofertë por me qëllim ligjërimin e procedurës tenderuese dhe shpallje fituese të kompanisë të përzgjedhur nga qeveria.

Ndërsa dy kompanitë me ofertën më të ulët, Salillari me €14,5 milionë dhe Alb Building me €14 milionë, u skualifikuan për mos plotësim kriteresh.

Më 23 gusht dy kompanitë Salillari dhe Alb Building u ankuan për vendimin e ARRSH dhe Komisioni i Prokurimit Publik ka vendosur pezullimin e tenderit deri në një vendim përfundimtar. Kështu një vit pas vendimit të qeverisë për të ndërhyrë në Sheshin Shqiponja, nuk ka ende një kompani të shpallur fituese.

1 koment

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme