Apeli i Krimeve të Rënda nuk ndryshon vendimin për Balilin, 10 vite burg

Apeli i Krimeve të Rënda nuk ndryshon vendimin për Balilin, 10 vite burg

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda la sot në fuqi dënimin me 10 vite burg të Klement Balilit, dhënë në maj 2019 nga gjykata e shkallës së parë.

Gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli Balilit të fajshëm për katër akuza: trafik të lëndëve narkotikëe, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, mosdeklarim të pasurisë dhe pastrim parash.

Megjithëse Prokuroria kishte kërkuar fillimisht 18 vite burg, gjykata dha dënimin fillestar me 15 vite burg. Meqë gjykata pranoi në shkurt 2019 kërkesën e Balilit për gjykim të shkurtuar, dënimi ulet me një të tretën, duke përfunduar në 10 vite burgim.

Balili e kundërshtoi vendimin e shkallës së parë dhe kërkoi pafajësinë në apel, me pretendimin se gjykata nuk ka prova kundër tij.

Në një deklaratë për shtyp, avokati i Balilit Theodhori Sallaku deklaroi se prokuroria nuk ka bërë ekspertizën e zërit për të faktuar nëse është më të vërtetë Klement Balili, ai që flet me grupin kriminal grek për trafikimin nga Shqipëria drejt ishullit grek Zakinthos të një sasie prej 680 kilogramësh kanabis.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme