Basha i bashkohet protestës së banorëve te Unaza e Re: Luftoni për fëmijët tuaj

Basha i bashkohet protestës së banorëve te Unaza e Re: Luftoni për fëmijët tuaj Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë protestës së sotme.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu bashkua sot protestës së banorëve të Unazës së Re dhe sulmoi qeverinë duke e akuzuar si të korruptuar, që mbështet vjedhjet e fondeve publike, grabitjen dhe keqtrajtimin e qytetarëve.

Zoti Basha u shpreh se mungesa e transparencës për projektet e rrugës dhe devijimit të lumit Lana “i ka bërë bashkë qytetarët pasi askush nuk e di nëse do ketë më strehë mbi kokë”.

Kryetari i PD deklaroi hapur mbështetjen për banorët e “Unazës së Re” dhe sulmoi qeverinë duke e akuzuar se po nëpërkëmb qytetarët duke u prishur shtëpitë për aferat e saj korruptive dhe se me këtë nivel korrupsioni vendi nuk do të anëtarësohet në Bashkim Evropian:

“…40 milionë euro u vodhën me aferën e unazën e re, u ndryshua rrjedha e Lanës që të ndërtonte miku i Balles dhe Ramës. Balla është mundësuesi i pastrimit të qindra milionë eurove të Toyota Yaris. Tahiri e ktheu Shqipërinë në hambar droge. Në një vend ku kriminelët janë të lirë e baballarët në burg… ky vend nuk e ka vendin në Evropë”.

Zoti Basha më pas iu drejtua protestuesve duke thënë:

“Luftoni për fëmijët tuaj. mos të presim që e keqja të tmerrojë fëmijët tuaj, po të rrimë e këtu e ta luftojmë atë. Dështimi i sotëm mban vulën e Edi Ramës. Shkaktari i aferës në Unazën e re, ai që po i mbyll dyert Shqipërisë. Kjo nuk është një betejë për pushtet, por për t’i dhënë fund regjimit të hajdutëve, t’i japim fund një tranzicioni të tmerrshëm!”

Protestat në Unazën e Re janë përshkallëzuar pas ndërhyrjeve të policisë për të arrestuar disa prej protestuesve. Gjykata e Tiranës vendosi sot t’i linte në burg 3 prej të arrestuarve, ndërsa protestat kanë rreth 12 muaj që janë pothuajse të përditshme.

Qeveria duket e vendosur për të nxjerrë banorët nga Unaza e Re, për t’i hapur rrugën projekti konfliktual të zgjerimit të Unazës.

1 koment

  1. Gimi 13 Tetor, 2019 në 9:53 pm

    eee shume thirrje inkurajuse po do kishte bere mire qe Basha te kishte vajt shume me perpara ne mbeshtetje te ketyre njerzve cadra e dikurshme duhet hap prape dhe vec per keta te kryeministria

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme