PD

Basha: OSBE mund të ndihmojë në vendosjen e dialogut politik

Nga Gerard Gega
Basha: OSBE mund të ndihmojë në vendosjen e dialogut politik Kreu i PD-ës, Lulzim Basha.

OSBE mund të ndihmojë “në vendosjen e dialogut politikë, kaq shumë të nevojshëm dhe të kërkuar edhe nga Bashkimi Europian, edhe nga Gjermania, për t’i dhënë fund krizës së rëndë politike në vend”. Kështu u shpreh sot për mediat, Kryetari i PD-së Lulzim Basha pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Greminger.

Basha shtoi se  produkt i dialogut politik duhet të jetë “një reformë zgjedhore e vërtetë dhe vullneti politikë për ta zbatuar këtë reformë përmes zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe zgjedhjeve lokale në një ditë sipas përcaktimeve kushtetuese dhe të reformës zgjedhore”.

Basha tha se OSBE mund të japë ndihmën e saj edhe duke i kujtuar “vendeve anëtare për standardet dhe kushtet që duhet të përmbushim sa i përket demokracisë dhe shtetit ligjor” si dhe “të ofrojë ekspertizë për të ndihmuar në këtë proces”.

Për opozitën, sipas Bashës, kriza politike zgjidhet përmes plotësimit të “kushteve të Bundestagut; miratimit të reformës dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare në një ditë me zgjedhje kushtetuese vendore”.

Gjithashtu, Basha e bëri të qartë se”Opozita është e vendosur të japë kontributin e saj për një reformë të vërtetë zgjedhore që të garantojë lirinë e votës, për këtë nevojitet vullnet politikë”.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme