Borrell: Prishtina, vizita e parë zyrtare si Përfaqësues i Lartë i BE-së

Borrell: Prishtina, vizita e parë zyrtare si Përfaqësues i Lartë i BE-së Josep Borrell, i zgjedhur si përfaqësues i ardhshëm i Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor.

Mediat e huaja raportojnë se Josep Borrell, gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, deklaroi se vizita e tij e parë si Përfaqësues i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Sigurinë do të jetë në Prishtinë:

“Vizita ime e parë do të jetë në Prishtinë. Nuk kam qenë asnjëherë në Kosovë, për arsye që dihen, por udhëtimi im i parë do të jetë atje.”

Borrell nuk ka qenë asnjëherë në Kosovë, sepse Spanja është një nga pesë vendet e BE-së që nuk e ka njohur Kosovën si shtet i pavarur. Borrelli ka qenë ministër i Punëve të Jashtme të Spanjës që nga viti 2018. Ai pritet të konfirmohet si zëvendësuesi i Federica Mogherinit në Komisionit e ri Evropian.

Për aq kohë sa “Rusia, India dhe Kina nuk e njohin Kosovën, ajo nuk do të jetë një shtet me të drejta të barabarta me shtetet e tjera,” tha Borrelli.

Ai pohoi se gjendja e tanishme është e paqëndrueshme dhe se BE do të angazhohet më seriozisht në çështjen Kosovë-Serbi. Borrelli theksoi se Kosova duhet të heqë tarifën për produktet serbe, dhe se Serbia duhet të hyjë në dialog me më shumë sinqeritet.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme