CDU/CSU: nëse bëhen reformat, Franca nuk do ta ndalojë Shqipërinë për herë të dytë

CDU/CSU: nëse bëhen reformat, Franca nuk do ta ndalojë Shqipërinë për herë të dytë

“Nëse të dy vendet do të qëndrojnë në rrugën e plotësimit të reformave, Parisi nuk do të mund të mund të ndalojë për të dytën herë negociatat”.

Kështu u shpreh Johann Wandelphul, numri dy i grupit parlamentar të shumicës CDU/CSU në Bundestagun gjerman.

Ndërsa raportuesi përgjëgjës për Shqipërinë Christian Schmidt pohoi:

“Po-ja e kushtëzuar e Bundestagut në shtator, duke përcaktuar kushtet e qarta, duhet të shërbejë si busull për të marrë miratimin e Francës, Hollandës dhe Danimarkës”.

Wandelphul dhe Schmid reaguan në një deklaratë të përbashkët pas vendimit të Këshillit Evropian për mos hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe maqedoninë e Veriut.

Më poshtë deklaratat e plota.

Johann Wandelphul:

I bëj thirrje të dyja vendeve që votimin negativ të Parlamentit Europian ta marrin si një shtysë për vazhdimin e reformave të nisura. Nëse do të ndiqen këto do të ulin dyshimet.

Bundestagu do të ndjekë nga afër reformat, për vendimin e saj. Gjermania është për perspektivën europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor”.

Christian Schmidt:

“Vendimi negativ i Këshilli Europian duher parë në mënyrën e duhur. Rruga e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë drejt BE nuk duhet të bllokohet.

Në BE ka vend për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, nëse përmbushin kriteret. Kjo do të përbëjë procesin e pranimit.

Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet t’i shohin arritjet e tyre – duke filluar që nga ndryshimi i emrit deri te reformat thelbësore në sistemin gjyqësor- dhe të punojnë për deficitet e mbetura.

PO-ja e kushtëzuar e Bundestagut në shtator, duke përcaktuar kushtet e qarta, duhet të shërbejë si busull për të marrë miratimin e Francës , Hollandës dhe Danimarkës.

Nëse BE nuk kujdeset për vendet e Ballkanit Perëndimor, vende të tjera do të shtrijnë ndikimin e tyre. Asnjë nuk e do këtë”.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme