Erdogan premton 3 miliardë euro për ndërtimin e një ure në Serbi

Erdogan premton 3 miliardë euro për ndërtimin e një ure në Serbi

“Marrëdhënia mes Serbisë dhe Turqisë do të vazhdojë të forcohet“, – kështu janë shprehur dy presidentët Aleksandar Vučić dhe Recep Tayyip Erdoğan pas vizitës dyditore që ky i fundit pati në Beograd.

Erdoğan e kishte vizituar për herë të fundit Beogradin në vitin 2017. Sipas zyrës për shtyp të Presidentit Vučić, “prej asaj kohe marrëdhëniet bilaterale dhe ekonomike janë përmirësuar ndjeshëm”. Në këtë pikë presidenca serbe përmend si shifër “mbi 1 miliardë euro shkëmbime tregtare”.

Këto shkëmbime tregtare, Erdoğan ka këmbëngulur se synimi është që në pak kohë “të bëhen 2 miliardë”.

Gjatë vizitës së tij dyditore, Presidenti turk zhvilloi takim tripalësh edhe me përfaqësuesit e Bosnje Hercegovinës.

Në këtë takim Erdoğan u bëri thirrje tre anëtarëve të presidencës multietnike të Bosnjes që t’i japin fund bllokimeve politike një vjeçare, të cilat kanë nxitur tensione.

Tensionet politike në Bosnje kanë ardhur prej mosmarrëveshjeve në lidhje me marrëdhëniet me NATO-n.

Një vit pas zgjedhjeve të përgjithshme ende nuk ka një qeveri të formuar. Qveria ka ngecur kryesisht sepse udhëheqësi pro-rus serb Milorad Dodik ka refuzuar lidhjet me NATO-n, ndryshe nga anëtarët e tjerë të presidencës së Bosnjës.

Erdoğan përuroi në Sremska Raca – kufiri serbo-boshnjak – nisjen e punimeve për autostradën që lidh Beogradin me Sarajevën. Kjo autostradë financohet pjesërisht nga Turqia dhe Erdoğan ka premtuar 3 miliardë euro investime për të ndërtuar një urë rreth 1,3 kilometra mbi lumin Sava.

“Shohim që ura që po ndërtojmë është një urë miqësie që është e rëndësishme për të gjithë rajonin”, – tha Erdoğan i cili theksoi se fillimi i punimeve do të vështirësohej nëse nuk formohej qeveri në Bosnje.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme