Pezullohet gara për Prokuror të Përgjithshëm-Avokati Alushaj padit KLP në gjykatë

Pezullohet gara për Prokuror të Përgjithshëm-Avokati Alushaj padit KLP në gjykatë

Avokati Lulzim Alushaj, kandidati për Prokuror të Përgjithshëm ka kundërshtuar vendimin e Këshillin e Lartë të Prokurorisë, për përjashtimin e tij nga kjo garë.

Ankimi i zotit Alushaj pezullon garën për Prokuror të Përgjithshëm.

Rregullorja për Procedurat për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm përcakton se “Këshilli nuk ndërmerr veprime të mëtejshme deri në përfundimin e procesit të ankimit ose veprimeve të Gjykatës Administrative të Apelit.”

Ndërkohë neni 31 i ligjit Për Prokurorinë i lë afat një javë, gjykatës administrative për tu shprehur në lidhje me ankimin e zotit Alushaj.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë skualifikoi pak ditë më parë nga gara për Prokuror të Përgjithshëm avokatin Alushaj, pasi nuk plotëson kushtet e kërkuara nga Kushtetuta dhe ligji.

Pas vlerësimit të dosjeve të kandidatëve, KLP vlerësoi se Zoti Alushaj nuk plotëson kushtin e pasjes 15 vjet përvojë pune si jurist i spikatur të parashikuar në nenin 148/a të Kushtetutës dhe në ligjin 97/2016 Për organizimin e funksionimin e Prokurorisë”.

 

2 komente

    Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

    Lajme te ngjashme