Gjykatat skoceze vendos: Marrëveshja e Brexit është e ligjshme

Gjykatat skoceze vendos: Marrëveshja e Brexit është e ligjshme

Gjykata e Skocizë hodhi poshtë dje kërkesën e Jolyon Maugham QC, themeluesi dhe drejtuesi i qendrës për një “Ligj të Mirë” për të shpallur të kundraligjshme marrëveshjen e Brexit, të arritur më 18 tetor mes BE-së dhe Kryeministrit angles Boris Johnson.

Maugham argumentoi përpara Gjykatës së Edinburgut dje se marrëveshja bie në kundërshtim me seksionin 55 të Aktit të Taksimit 2018 (Tregtia ndër kufitare), i cili thotë se është e paligjshme për qeverinë britanike të hyjë në një marrëveshje nën të cilën Irlanda e Veriut të mund të formojë një territor të veçantë doganor nga Mbretëria e Bashkuar.

Tani mbetet vetëm që kryeministri britanik të bindë të paktën 320 deputetë britanik të votojnë pro marrëveshjes, ditën e sotme. Kjo duket e vështirë për kryeministri britanik Johnson duke qënë se Partia Demokratike Unioniste e Irlandës së Veriut, ka deklaruar se nuk është e pranon marrëveshje për doganat dhe kufirin irlandez.

Marrëveshja e re bazohet në katër elementë:

– Irlanda e Veriut do të vazhdojë të respektojë një sërë rregullash të BE-së, veçanërisht ato që lidhen me mallrat.

– Irlanda e Veriut do të jetë pjesë e territorit doganor të MB-së, por do të mbetet “pikë hyrjeje” në tregun e përbashkët europian.

– Ka dakordësi për të ruajtuar integritetin e tregut të përbashkët dhe për të gjetur zgjidhje për shqetësimin e MB-së për sa i përket TVSH-së.

– Përfaqësuesit e Irlandës së Veriut do të vendosin nëse do të vazhdojnë të zbatojnë rregullat e unionit në Irlandën Veriore apo jo, çdo katër vjet.

Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Europian kanë rreth 2 vjet që negociojnë për hartimin e një marrëveshjeje.

Negociatat nisën në mars 2019 pas referendumit të qershorit 2016 ku 51.9 për qind e britanikëve votuan pro daljes nga BE-ja.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme